Një shqiptar dhe një grek janë arrestuar sot nga policia italiane, pasi dyshohet se drejtuan gomonen, që transportoi në brigjet italiane një grup prej 21 refugjatësh nga Somalia, Irani dhe Siria.

16 nga refugjatët ishin burra dhe 15 femra, mes tyre edhe një minorene.

Gomonia mbërriti në brigjet e Castro-s, në Salenta të Barit, sapo zbardhi dita e sotme, ndërsa policia italiane u njoftua për këtë fakt nga telefonata e një qytetari. Gomonia rreth 7 metra e gjatë u ndal në Castro, ku zbarkuan emigrantët dhe u rinis përsëri drejt detit të hapur. Por, teksa policia e Tricase-s ndaluan refugjatët në tokë, anijet e “Guardia di Finanza” dhe të rojeve bredetare u vunë në ndjekje të gomones në det.

Mjeti lundrues u ndalua nga forcat e sigurisë italiane pak milje në jug të Castro-s. Konkretisht, skafi u neutralizua në brigjet e Marina Serra-s, një fshat në Tricase. Në bordin e skafit ishte një grek dhe një shqiptar, (identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur), të cilët u arrestuan. Dyshohet se ata ishin skafistët, që sollën emigrantët në Castro, por kjo mbetet për t’u konfirmuar, shkruan “La Repubblica”.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet nga drejtësia italiane çështjes nëse ky është një rasti i izoluar, apo kemi të bëjmë me një rihapje të rrugës detare të trafikimit të refugjatëve për në Itali, përmes Adriatikut, raportojnë mediat italiane.

(m.b/shqiptarja.com)