Transportonin 13 emigrantë me 3 automjete, arrestohen 3 persona në Sarandë! Në kërkim bashkëpunëtori që ‘vëzhgonte’ policinë (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar nga policia e Sarandës në tentativë për të transportuar 13 emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Europian kundrejt pagesës.

Në pranga kanë rënë Eduart Kërçiku, Elion Bakalli, Bernard Karaje, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpuntori i tyre shtetasi Leonard Celiku i cili lëvizte me automjetin e tij para 3 automjeteve të mbushur me emigrantë për të monitoruar rrugën për prani të policisë.

Arrestimi i tyre është bërë në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë në në vendin e quajtur “Ish-miniera e Kripës”, Finiq. 26 vjeçari Eduard Kërçiku është person me precedentë të mëparshëm penale ndaj të cilit gjykata kishte caktuar masën ‘Detyrim paraqitje’.

Bashkëpunëtori i tyre, Leonard Celiku i cili monitorionte rrugën, sapo ka parë praninë e policisë, ka braktisur automjetin dhe ia ka mbathur nga vendi i ngjarjes.

Vijojnë kërkimet për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?