SHBA - Një tranvestit ka shpenzuar mijëra Paund për operacione për tu dukur sa më shumë si një kukull plastike. Dash Katella ka lindur mashkull dhe ka bërë një operacion 15 vjet më parë për të ndryshuar seksin e tij.

Që prej atëherë ka shpenzuar rreth 60 mijë Paund(70.000 Euro) për ta shndërruar pamjen që të duket sa më shumë artificiale.

"Unë dua të dukem plastike, shumica e njerëzve më urrejnë për pamjen time ekstreme, por kjo gjë më frymëzon për ta vazhduar më shumë këtë gjë", tha "38-vjeçarja".

Sipas tranvestitit, operacionet plastike i janë kthyer në një obsesion.

"Mendoj se e kam obsesion kirurgjinë plastike, dua të dukem si një kukull seksi", tregon ai.

Dash Katella është nga Mineapolis i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka bërë një sërë operacionesh në fytyrë, vithe e në shumë pjesë të tjera.


tranvestit


(v.gj/shqiptarja.com)