Trashëgimia e Kancelares Angela Merkel, gruaja e hekurt që drejtoi Gjermaninë dhe BE-në për 16 vite

Vetëm Otto von Bismarck dhe Helmut Kohl kanë shërbyer më gjatë si kancelarë të Gjermanisë sesa Angela Merkel. Bismarck krijoi një perandori dhe gjithashtu ishte krijuesi i sistemeve të para të pensioneve publike dhe të kujdesit shëndetësor në Evropë. 

Kohl, ishte figura  përgjegjëse për ribashkimin e Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore dhe ra dakord për zëvendësimin e markës  Deutschmark me euron.

Edhe pse arritjet e Merkel janë më modeste, në 16 vitet e saj si kancelare ajo ka kaluar një sërë krizash, nga ato ekonomike  deri në pandemi. Aftësitë e saj për të gjetur konsensus i kanë shërbyer mirë vendit dhe Evropës.

Merkel në 16 vite ka luftuar mbi të gjitha për të krijuar një Gjermani dhe Evropë të qëndrueshme.  Përfshirja e saj në projektin evropian është rritur nga kriza pas krizë, deri në pikën e pranimit të krijimit të një borxhi të përbashkët për financimin e fondeve të Rimëkëmbjes pas pandemisë.

Eurodeputët evropiane e konsiderojnë atë si një simbol të qetësisë edhe në situatat më të vështira.

Një shembull që duhet ndjekur, qoftë nga thjeshtësia që e karakterizon si njeri  dhe si drejtuesja e një nga ekonomive më të fuqishme në botë.

Gjermania  pas Merkel është një vend i begatë dhe i qëndrueshëm, por me probleme të cilat nuk mund të vonojnë të shfaqen. Gjermania, post-merkel ka nevojë të investojë në fushën e digjitalizimi të sektorit publik, i ngelur mbrapa vendeve të tjera evropiane. Qeveria e re e ka të domosdoshme reformimin e sistemit të saj të pensioneve, pasi gjermanët po plaken shpejt dhe numri i lindjeve ka rënë ndjeshëm, duke u shtuar ndjeshëm barra buxhetore.  Më e rëndësishmja qeveria e re duhet të tregojë dhe të përdorë ndikimin e saj në Evropë dhe më gjerë, sidomos duke pasur si rival një Rusi të paparashikueshme, një Kinë që po zhvillohet ditë pas dite dhe një SHBA, si aleat tejet të paqëndrueshëm.

Çfarëdo që të ndodhë, dhe pavarësisht nga larmia e mendimeve për trashëgiminë e saj, brezat e ardhshëm do të lexojnë për një nga gratë më të fuqishme në botë dhe rolin e saj në historinë evropiane

E kur të gjithë sytë e botës të dielën do të jenë të drejtuara nga Berlini për të parë se kush do të jetë pasardhësi i Merkel , në vend sondazhet tregojnë një paqartësi, mundësitë për një fitore të thellë janë eleminuar dhe njëra mundësi është një koalicion i kryesuar nga partia e Merkel, Kristian Demokratët dhe partia simotrës bavareze ( cdu/csu ), e udhëhequr nga Armin Laschet. Tjetri është një koalicion i udhëhequr nga Olaf Scholz , i Social Demokratëve ( spd ) me të  Gjelbrit dhe Demokratët e lirë.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat