'Transmetueshmëria e Covid-19 në nivel të ulët', Pipero për Report Tv: Hapja graduale jep efekt pozitiv, krijohen antitrupa mbrojtëse

Lidhur më 12 rastet më të fundit të të prekurve në vend përfshi edhe një grua shtatzënë mjeku infeksionist Pëllumb Pipero në një lidhje skype për emisioni Repolitix thotë se bëhet fjalë për një vatër familjare infeksioni. Pipero jep vlerësime pozitive për sa i takon rasteve në ulje të të prekurve nga COVID-19 në vend dhe se dy tre javët në vijim gjasat janë që ky virus të zhduket, në Shqipëri më herët pasi koeficenti i transmetueshmërisë është më i ulët.

"Për sa i takon rastit në Fier, fëmija 2- vjeçar është në shtëpi, ka rezultuar pozitiv por është asimptomatik. Janë tre pjesëtar të një familje, një është në spital. Bëhet fjalë për një vatër familjare të izoluar dhe është nën kontroll. Kemi pasur edhe raste të tjera të rralla të  grave shtatzëna të prekura. Ato mund të preken nga virusi por nuk manifestojnë shenja klinike. Edhe nëse kanë pasur i kanë pasur të lehta. Virusi nuk transmetohet në mënyrë vertikale nga nëna tek fëmija, nëpërmjet gjakut, fëmija lind i shëndetshëm", ka thënë Pipero.

Mjeku Pipero sqaron se nëse deri dje një person pozitiv infektonte tre të tjerë, sot koeficenti i transmetimit është 1 me 0,6, duke bërë që rastet të jenë ose sporadike ose nuk do të ketë fare.

"Nëse deri dje numri rritej në mënyrë eksponenciale, sot kemi në një shpjegim matematikor, një plus një. Një person ia transmeton më pak se një personi, koeficenti është 0.6 përqind. Rastet do të jenë ose sporadike ose nuk do të ketë fare. Në dy tre javë ose një javë më shumë pritet që virusi të zhduket, ndërsa tek ne pak më herët, pasi koeficenti është më i ulët", tha ai.

Gjykimit të tij lidhur me hipotezën se me rritjen e temperaturave virusi zhduket, mjeku infeksionist Pipero e argumenton me faktin se në këtë rast kemi ulje të transmetueshmërisë jo zhdukje të virusit.

"Temperaturat në rritje nuk vret virusin, pasi ai shkatërrohet në 56 gradë. Ai është në organizëm dhe temperatura e organizmit nuk shkon kaq. Viruset respiratorë ulin transmetueshmërinë me rritjen e temperaturave, shkon me uljen e aktivitetit të tij. Shpresojmë të ndodhë kështu edhe me këtë virus. Luhatjet e temperaturës nuk bëjnë mirë për gjendjen imunitare, por jo ndikim të drejpërdrejtë me aktivitetin e virusit. Trasmetueshmëria është në një nivel të ulët në këto momente. Paralelisht me këtë nuk duhet të shkojë ulja e masave. Në çdo moment që ne e harrojmë nuk na harron ai. Duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm", ka theksuar Pipero.

 Kur jemi në javën  e dytë të  hapjes graduale mjeku infeksionist Pipero gjykon se kjo hapje graduale ka patur efekte mjaft pozitive:

"Duke u ekspozuar gradualisht fitojmë  antitrupa mbrojtëse ndaj virusit. Masat lehtësuese duhet të vazhdojnë, kjo për të krijuar imunitet por jo duke mos qenë të kujdesshëm. E miratoj vendimin për lehtësimin e masave edhe për hapjen e lokaleve, por lehtësimi i masave nuk do të thotë se virusi është zhdukur. 4 javë apo një muaj nga rasti i fundit i konstatuar të mos ketë rast tjetër klinik, atëherë mund të themi se kjo është e kaluar. Ky virus ka ende dy paqartësi, rezervuari natyror i diskutueshëm dhe aftësia e kalimit të shpejtë nga një person në tjetrin, pasi ky kalim kërkon një periudhë tranzicioni për të kaluar. Ky virus nxip prodhimin e antikorpeve nga dita e dytë. Ky virus ka periudhë inkubacioni dy javë", ka thënë mjeku.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lora: 07/05/2020 10:59

    Po kte se di amerika e ditke ti ,ik se le nam

    Përgjigju
  • Roza: 07/05/2020 02:16

    Sa i madh je o Pipero. Te duam dhe Te respektojme shume, fytyra qe Na ben Te buzeqeshim kur del në TV. Suksese doktor.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë