Me përfundimin e merkatos po dalin në pah edhe transferime për të cilat nuk është folur më parë.
Sipas medias spanjolle ‘El Nacional’ Arsenali, skuadra me nisjen perfekte të kampionatit anglez 5 fitore në 5 ndeshje, ofroi 30 milionë euro për sulmuesin spanjoll Ferran Torres, por që u refuzua nga Barcelona.
Në janar Barcelona e mori Torres nga Manchester City për 55 milionë euro, pasi edhe futbollisti shumicën e rasteve qëndronte në stol. Tani ka qenë trajneri Xavi që ka vendosu veten pasi e pëlqen shumë futbollistin.