Trazira në Francë! Rebelët sulmojnë shtëpinë dhe familjen e kryetarit të bashkisë L’Haÿ-les-Roses

Trazira në Francë! Rebelët sulmojnë shtëpinë dhe familjen e kryetarit të bashkisë L’Haÿ-les-Roses

Në zonën periferike të Parisit, në L’Haÿ-les-Roses, protestuesit kanë sulmuar shtëpinë e kryebashkiakut Vincent Jeanbrun, duke plagosur kështu bashkëshorten e tij, teksa përpiqej të largohej së bashku me dy fëmijët.

Teksa Vincent Jeanbrun ishte akoma zyrën e tij, rreth orës 01:30, rebelët e protestave disa ditore të mbajtura në Francë u përpoqën t’i vinin flakën shtëpisë së kryebashkiakut dhe qëlluan me fishekzjarrë gruan dhe fëmijët e tij të vegjël, të cilët ishin në gjumë kur agresorët përplasën portat dhe i vunë flakën makinës para derës së shtëpisë së kryebashkiakut.

Kur gruaja dhe fëmijët e tij të vegjël tentuan të arratiseshin, ata u goditën nga fishekzjarrët si pasojë e së cilës u plagosën bashkëshortja dhe një nga fëmijët.

Në një deklaratë, kryebashkiaku Jeanbrun tha se makina ishte djegur në një përpjekje për t'i vënë flakën vetë shtëpisë dhe për të vrarë gruan e tij dhe dy fëmijët e vegjël që flinin lart.

“Ishte një tentativë vrasjeje e një frikacake të papërshkrueshme", tha kryebashkiaku Jeanbrun, i cili tha se kishte qenë në zyrën e tij, si në tre netët e mëparshme, kur ndodhi sulmi.

“Nëse prioriteti im sot është të kujdesem për familjen time, vendosmëria ime për të mbrojtur dhe për t'i shërbyer Republikës është më e madhe se më parë”, tha ai, duke falënderuar shërbimet e urgjencës për ndërhyrjen.

Policia është ende në kërkim të autorëve, teksa po tenton të bashkojë elementët fillestarë të këtij hetimi për vrasje të mbetur në tentativë.


Lajmi kryesor:

Trazirat në Francë, gjyshja e 17-vjeçarit: Ndalni dhunën! Rebelët sulmojnë shtëpinë e kryebashkiakut! Macron takim urgjent me ministrat


M.T/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre