GLASGOW - Unionistët dhe Nacionalistët janë përplasur në rrugët e Glasgow pasi Skocia refuzoi pavarsinë në referendumin historik. Mbështetësit për fushatën kundër ndarjes nga Anglia, ndërsa ndodheshin në dy anë të kundërta të sheshit me një vijë policore në mes, janë pëleshur dhe grindur me mbështetësit pro ndarjes së Skocisë si një shtet i pavarur, duke shkaktuar incidente të vogla.
Policia e vendit ka njoftuar se gjashtë prej tyre janë vënë nën arrest. Glasglow është qyteti më i madh i Skocisë dhe ditën e enjte, 3.6 milionë votues skocezë votuan në referendumin historik me pjesmarrjen e 85% të popullësisë, ku 55% të votuesve i thanë “Jo” ndarjes së bashkimit 300 vjeçar me Anglinë, në Mbretërinë e Bashkuar.
Ndërkohë politikanët në Angli dhe Skoci do të vendosin sesi do të qeveriset Britania e Madhe në të ardhmen, pasi Kryeministri i Skocisë, Alex Salmond, lajmëroi dorëheqjen e tij nga ky post si dhe nga posti i Partisë Nacionaliste të Skocisë, në krye të së cilës qëndronte prej 20 vitesh.
Salmond u shpreh se koha e tij si kryeministër ka përfunduar:
"Për mua si udhëheqës koha ime është pothuajse e mbaruar, por për Skocinë fushata vazhdon dhe ëndërra nuk duhet të vdesë kurrë.” është shprehur ai. Megjithatë Salmond tha se ndihet krenar për përgjigjen e popullit skocez për fushatën e pavarësisë së tyre nga Britania.
Zgjedhjet e së enjtes kanë patur që tani mosmarrëveshje të rëndësishme dhe pritet që në të ardhmen të ketë zhvillime të mëtejshme.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO