Në finalen e Champions League mes Real Madrid dhe Liverpool, gjërat nuk shkuan siç duhet, pasi sfida nisi 36 minuta me vonesë. Shkak për shtyerjen u bënë trazirat jashtë stadiumit Stade de France, ku tifozë të The Reds apo edhe nga ata të Los Blancos kërkonin të hynin brenda impiantit, edhe pse nuk zotëronin një biletë.
Kjo shkaktoi kaos, me përdorimin e forcës nga policia që ishte zgjidhja e vetme. UEFA ka vendosur që të hapë një hetim dhe t’ia besojë këtë çështje Dr. Tiago Brandao Rodrigues, anëtari i parlamentit portugez (Ish ministër).
“Në mënyrë që të garantohet statusi i tij i pavarësisë, Dr. Brandao Rodrigues pranoi që të ekzekutonte këtë detyrë falas. Do të mblidhen prova nga të gjithë palët e përfshira dhe zbulimet e këtij raport të pavarur do të publikohen sapo të mblidhen. UEFA më pas do të ndërmarrë hapat e nevojshëm” – Shkruan UEFA.