Dhuna e ushtruar ndaj protestuesve në Ukrainë nuk ka kaluar pa u vënë re nga organizatat dhe vendet e ndryshme nëpër botë. Pas takimit në Bruksel, Ministrat e Jashtëm të NATO-s dënuan dhunën e përdorur kundrejt protestuesve pro-europianë.

Në një deklaratë për shtyp ata i kërkuan Ukrainës t’i përmbahet angazhimeve të saj ndërkombëtare dhe të lejojë lirinë e të shprehurit. Ata gjithashtu shtuan se qeveria dhe opozita duhet të bisedojnë dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet.

Lidhur me ngjarjen foli edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry i cili i kërkoi Ukrainës të dëgjonte zërat e popullit të saj. Ai bëri thirrje që të gjtha palët të sillen në mënyrë paqësore, pasi dhuna nuk ka vend në vendet Europiane.

Ditën e martë, kryeministri Mykola Azarov kërkoi falje në Parlament për përdorimin e dhunës nga forcat e rendit ndaj protestuesve. Shkaku i këtyre protestave ishte vendimi i qeverisë për të mos firmosur një marrëveshje asocimi me BE-në javën e kaluar.

(v.gj/shqiptarja.com)