
Pasi ndërpreu udhëtimin e tij në Bruksel, ku do të merrte pjesë në një samit evropian, për të kryesuar bisedimet e krizës në Paris, Presidenti francez Emanuel Macron dhe ministrat e qeverisë zhvilluan një mbledhje urgjente në Paris pas tre netësh trazirash në të gjithë Francën.
Për këtë situatë presidenti francez ka bërë një deklaratë të shkurtër, ku tha se vdekja e Nahelit ishte instrumentalizuar, duke denoncuar shfrytëzimin e papranueshëm të vdekjes së adoleshentit.
Ai dënoi aktet e dhunës gjatë tre netëve të fundit dhe e cilësoi situata aktuale si të papranueshme dhe të pajustifikueshme.
Ai nuk shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, por përshkroi një sërë masash në përpjekje për të shuar dhunën e fundit.
Lajmi kryesor:
Trazirat pas vrasjes së 17-vjeçarit, Franca gati për një tjetër natë përleshjesh! Macron mobilizon 45 mijë policë dhe mjetet e blinduara! Anulohen koncertet! Një protestues vritet me plumb qorr











