Trazirat në Francë, pse policia po përdor armë gjatë qarkullimit të makinave

Trazirat në Francë, pse policia po përdor armë gjatë qarkullimit të makinave

1688154131_polici.JPG

Vrasja e adoleshentit 17 vjeçar franko algjerian, që drejtonte një makinë në një periferi të Parisit nuk ishte e para, pro e treta për këtë vit, ndërkohë vitin e kaluar u shënuan 13 raste. Shumica e viktimave kanë qenë me ngjyrë, ose me origjinë arabe, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Po kush është baza ligjore? 
Sipas ligjit, policia franceze lejohet të qëllojë kur drejtuesi ose pasagjerët e një automjeti injorojnë një urdhër për të ndaluar dhe konsiderohen se paraqesin rrezik për jetën ose sigurinë fizike të oficerit ose të njerëzve të tjerë.
Avokati i të drejtave të njeriut në Francë ka hapur një hetim për vrasjen e Nahel M të martën e 27 qershorit. Ndërkohë polici që e qëlloi është akuzuar për vrasje.

Pse Franca shtoi rastet e përdorimit të armëve nga policia?
Franca nuk është e panjohur për trazirat në periferitë e saj më të varfra me nivele të larta papunësie dhe krimi. Policia thotë se po përballet me nivele në rritje të dhunës. Në 2016 në periferi të Parisit një grup të rinjsh goditën një makinë patrulle me bomba me benzinë dhe një efektiv policie hyri në gjëndje kome
Sindikatat e policisë protestuan dhe kërkuan një përgjigje të fortë nga qeveria. Ministria e Brendshme ndryshoi ligjin duke shtuar rastet e përdorimit të armëve 

Çfarë ndodhi me Nahel M?
Të martën policia qëlloi për vdekje djalin me origjinë algjeriane, i quajtur Nahel M,. Sipas prokurorit të Nanterës, adoleshenti u qëllua pasi nuk pranoi të ndalonte makinën që po drejtonte pas urdhrave të dy policëve, të cilët më pas thanë se automjeti kreu shkelje dhe rrezikonte këmbësorët. Ndërkohë dje avokati I policit tha se klienti i tij kishte shkrepur armën “në përputhje të plotë me ligjin.

Si po e mbrojnë ligjin për përdorimin e armëve?
Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin hodhi poshtë kritikat për ligjin e armëve. Ai thotë se më pak njerëz janë vrarë nga policia se në 2017. Megjithatë, një studim i medias investigative Basta e kundërshton duke thënë se ndërsa 27 njerëz u vranë nga policia në 2017, ky numër u rrit në 40 në 2020 dhe u rrit më tej në 52 në 2021.

Ish-ministri i Brendshëm, Cazeneuve i tha “Le Monde” se legjislacioni nuk duhet fajësuar për mungesën e profesionalizmit apo trajnimit të policisë.


Lajmi kryesor:

Trazirat pas vrasjes së 17-vjeçarit, Franca gati për një tjetër natë përleshjesh! Macron mobilizon 45 mijë policë dhe mjetet e blinduara! Anulohen koncertet! Një protestues vritet me plumb qorr


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën