TIRANË- Tre aksidente me vdekje kanë ndodhur në Tiranë katër ditët e fundit, ku humbi jetën edhe një fëmijë vetëm 4 vjeç në fshatin Tapizë.
Përplasja e 4-vjeçarit ndodhi më 6 janar, ndërsa ai është përplasur me makinë bashkë me babanë e tij në rrugën “Tiranë-Fushë Krujë”. Policia njofton se ka arrestuar drejtuesin e mjetit E. S., 38-vjeç.
Ndërkohë, në pranga ka rënë edhe 23-vjeçari A. B., i cili po më datë 6 janar përplasi për vdekje një 60-vjeçar në afërsi të TEG-ut.
Po ashtu një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën "Ali Shefqeti" në Tiranë, ku 21-vjeçari E. B. ka përplasur për vdekje një këmbësore, L. Gj., 60 vjeçe. I riu është vënë në pranga.