Tre aktivistet nga Ukraina, Irani dhe Turqia fitojnë çmimin suedez për të drejtat e grave

Tre aktivistet nga Ukraina, Irani dhe Turqia fitojnë çmimin suedez për të drejtat e grave

Aktivistja Narges Mohammadi

Tre gra nga Ukraina, Irani dhe Turqia fituan më 9 janar çmimin për të drejtat e njeriut ‘Olof Palme’ që ndahet në Suedi. Ky çmim vjetor ndahet për kontribut në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të grave.

Marta Chumalo nga Ukraina, Narges Mohammadi e Iranit dhe Eren Keskin nga Turqia u nderuan për “përpjekjet e tyre në luftën për të siguruar lirinë e grave, në një epokë kur të drejtat e njeriut kërcënohen nga lufta, dhuna dhe shtypja”, tha Fondi Përkujtimor Olof Palme në një deklaratë.

Chumalo, një psikologe dhe feministe, u vecua si një nga themeluesit e organizatës joqeveritare “Perspektivat e Grave”, një OJQ që promovon të drejtat e grave dhe lufton dhunën ndaj grave.

“Që nga viti 2014, dhe veçanërisht që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, Marta Chumalo është përfshirë shumë në rritjen e ndërgjegjësimit për efektet e luftës dhe në adresimin e nevojave të viktimave të saj”, tha fondi.

 

"Gazetarja dhe aktivistja për të drejtat e njeriut Mohammadi ka qenë një figurë qendrore në luftën për të drejtat e grave dhe lirinë e fjalës në Iran”, tha juria.

Ajo ishte një nga themeluesit e Këshillit Kombëtar të Paqes iraniane. Përfshirja e saj në mbrojtjen e të drejtave të grave “ka çuar në arrestimin e saj të përsëritur dhe ajo ka vuajtur disa dënime me burg.

"Ajo ka qenë e burgosur që nga nëntori i vitit 2021 pasi u dënua për veprimtari propagandistike kundër shtetit, tha fondi.

 

Avokatja e të drejtave të njeriut Eren Keskin u nderua për dekada të tëra duke mbrojtur të diskriminuarit në vendin e saj, duke përfshirë “minoritetet etnike, pjesëtarët e LGBTQI+ dhe refugjatët”.

Juria vuri në dukje se ajo ka qenë objektiv i kërcënimeve me vdekje dhe ndjekjeve penale dhe “gjithashtu është burgosur për bindjet e saj”, duke bërë që Amnesty International ta emërojë atë “një të burgosur ndërgjegjeje”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet në Stokholm më 1 shkurt.

Çmimi ‘Olof Palme’ është një çmim vjetor me vlerë 100,000 dollarë, i dhënë nga Fondi Përkujtimor Olof Palme.

Ai përkujton kujtimin e kryeministrit socialdemokrat të Suedisë, Olof Palme, një avokat i hapur ndërkombëtar i të drejtave të njeriut dhe kundërshtar i ashpër i përfshirjes së SHBA-së në Luftën e Vietnamit, i cili u vra në Stokholm në 1986.

Që nga viti 1987, çmimi ka nderuar mbrojtësit e të drejtave të njeriut në mbarë botën, duke përfshirë mjekun kongolez dhe laureatin e Çmimit Nobel për Paqen Denis Mukëege, ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Kofi Annan dhe sinjalizuesin e Pentagon Papers, Daniel Ellsberg./REL/

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024