“Kafshatë që s kapërdihet asht or vëlla mjerimi”
Kjo shprehje e Migjenit i vjen ndërmend kujtdo që rruga e çon në shtëpinë e familjes Ferracaku në fshatin Zhelazhan të Lushnjës.
Varfëria, skamja mjerimi dhe mungesa e shpresës prej 34 vitesh janë ulur këmbëkryq në sofrën e vobektë të kësaj familjeje.
Kjo ndërtesë e cila ka vetëm mure të rrënuar dhe një gjysmë çati me tjegulla të thyera e plastmasë të grisur është banesa e çiftit Ferracaku dhe djalit tyre 7-vjeçar.
Objekti nuk plotëson as kushtet minimale të jetesës, teksa c ka bie jashtë hyn edhe brenda.
Disa objekte të ashtuquajtura orendi, pjesëtarët e familjes Ferracaku i kanë gjetur në kosha plehrash dhe i kanë sjellë në “shtëpinë” e tyre.
Këto pamje të fokusuara nga kamera jonë brenda këtij objekti nuk kanë nevojë për koment.
“Ja si pika si më shef s kam nëna asgjë. Mua kjo lagje këtu më shikon Leko Pasho më bie ndonjë copë bukë një çikë supë më futi ujin si pika jam për vizitë më çoi populli në Lushnjë. Isha keq nga sytë dhe nga tensioni i lartë. Më bëni shtëpinë nënës nja dy dhoma me blloqe mi bëni këtu më ndihmoni do t’ju shohë perëndia lartë të keqen nëna juve. Ishin vetëm të bashkisë dhe me thanë qe do t’i bëjmë dhomat.”
Objekti shërbente dikur si magazinë dhe ky mbishkrim në mure i kohës regjimit, nuk është i plotë pasi suvaja ka rënë.
Një krevat i vjetur, disa orendi të shkatërruara, disa dërrasa janë improvizuar si mobilie janë e vetmja pasuri e kësaj familjeje.
Kryefamiljari gjatë verës është në Sarandë ku bën punë të ndryshme, ndërsa lëmosha e komshinjve është ushqimi i përditshëm për këtë familje, teksa përkrahja sociale që marrin ju hyn shumë pak në punë.
E zonja e shtëpisë Vasilika përmes kameras tonë rrëfen se prej vitesh ata vetëm mbijetojnë,ndërsa ka një apel për këdo që mundet ta ndihmojë.
Premtimet në kohë fushatë për ndërtimin e një dhomë ku të jetojë kjo familje deri tani kanë mbetur në letër.
Në largohemi me shpresën se dikush do t'i ktheje sytë nga kjo familje, skamjen e së cilës do të kishte të vështirë ta përshkruante edhe Migjeni.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO