Tre deputetët e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji, Dhurata Çupi dhe Saimir Korreshi ishin sot në burgun e Fierit ku janë takuar me ish-deputetin PD Ervin Salianji.
Lajmi është bërë i ditur nga deputetja e PD Zheni Gjergji, ku përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjergji shkruan se burgosja e Salianjit është politike.
“E vërteta s'mund të prangoset. Sot bashkë me kolegët Dhurata Çupi dhe Saimir Korreshi vizituam në ambjentet e I.E.V.P Fier, kolegun tonë Ervin Salianji! Shqipëria po përjeton ditë aspak të mira sa i takon shtetit të së drejtës dhe lirive të individit dhe kolegu Salianji është reflektimi më i pastër i rikthimit të dënimeve dhe burgosjeve politike. Nënkryetari i grupit parlamentar të PD dhe drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit sot është në burg jo se ka vjedhur paratë e taksapaguesve shqiptarë. Salianji sot nuk është në burg se ka përfituar tendera apo se ka të kaluar kriminale”, shkruan ajo.
Sipas Gjergjit, sakrifica e Salianjit duhet që të jetë një mesazh edhe për deputetët e tjerë demokrat.
"Ervini sot është në burg se guxoi dhe ngriti zërin për vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, të dënuar për trafik droge. Heqja e lirisë është nga njëra anë një nga aktet më të rënda që mund t'i shkaktohet një individi, ndërkohë nga ana tjetër sakrifica e Salianjit është dhe duhet të jetë për të gjithë ne kolegët e tij një mesazh i fortë rezistence. Dua t'i përcjell përshëndetjet më të përzemërta të Ervin Salianjit nga I.E.V.P Fier për të gjithë demokratët”, shkruan ajo.
Ish-deputeti i PD Ervin Salianji arrestua më 26 shtator. Trupa gjykuese e gjykatës së Apelit me një votim unanim lanë më 26 shtator në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës të 18 dhjetorit 2019 e cila shpallte fajtor Salianjin për ‘kallëzim të rremë’ lidhur me për audio-përgjimin e dosjes Babale dhe e kishte dënuar me 1 vit burg. Në audio përgjim pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.
-
DHE KERKOJNE TE VIJN NE PUSHTET.ME QENDRIME TE TILLA DHE ME ATE UDHEHEQJE E DEPUTET QE KQ,p.d.DO VIJE NE PUSHTET KUR TE LARGOHEN DREJTUESIT,OSE KUR NE PARTI TE MOS DREJTOJNE NON-GRATAT DHE PER RRJEDHOJE EDHE LAKEJT QE U SHKOJNE PAS.
Përgjigju -
Cupi ,Gjergji dhe analfabeti i Lushnjes ne nje fare menyre duhet te justifikojn diten e punes dhe bredhin rrugave per te mbeshtetur dhe mbuluar njeri tjetrin se per popullin qe i paguan as nuk pyesin fare!Keta paguhen nga Berisha dhe miliardierja oligarja grabitqarja Sude Jorida Tabaku qe " hedh gurin dhe fsheh doren" po do vi dita oligarja e bankierit ato gure do ti gjej perpara dhe do ti duhen vite per ti mbledhur! E nbrojn Salianjin mashtruesin se nje karakter e nje surrat kane te gjithe!!
Përgjigju -
Çudia qëndron..jo se shkuan e takuan SHPIFSIN E.SALIANI,pir akoma pretendojnë se SHPIFSI ËSHTË I DËNUAR POLITIKË,Duke VAZHDUAR TË MOHOJNË DREJTËSINË NË SHQIPËRI,që MONITOROHET NGA SHBA+BE..dhe mandej deklarojnë se DREJTËSINË E KA KAPUR E.RAMA(AMERIKA),duke pretenduar se DO VIJNË NË PUSHTET KUNDRA DASH,ANGLISË,BE.! -KËTA(O) JANË B..LËPIRSIT E NON GRATËS PËRJETSISHT.
Përgjigju -
Zoterinj "deputete",eshte e drejta juaj te vizitoni ne burg ish kolegun tuaj.Dua t'ju them se ish deputeti Salijani ka organizuar nje mashtrim publik dhe nuk ka denancuar nje shperndares droge.(Geron Xhafa ishte i denuar prej disa vitesh,qe kur ju ishit ne pushtet)Salijani kreu nje krim,falsifikoi dhe kreu nje intrige.Askush nuk duhet te denohet per denoncim ,por jo per sajesa keqedashese.Mos mashtroni.
Përgjigju -
Na plasi by..a se u takuan aty e pafshim çdo person qe mashtron per privilegio, keni haruar edhe lulushin se edhe ai aty e ka vendin .
Përgjigju









Komente
Komento