Tre 'dezertuan' nga partia/ 103 demokratë nga lista vijuese heqin dorë nga mandati

Tre 'dezertuan' nga partia/ 103 demokratë nga lista vijuese heqin dorë nga mandati

Lefter Maliqi

Deri tani tre kandidatë  nga listat e PD-së kanë pranuar që të marrin mandatin e deputetit, ndërkohë që sot 103 kandidatë nga listat e tjera vijuese dorëzuan në KQZ formularët për të refuzuar marrjen e mandatit të deputetit.

Megjithatë, pavarësisht këtij vendimi të kandidatëve të listës vijuese, vetëm kur KQZ-ja të thërrasë emrat e kandidatëve dhe nëse brenda 10 ditëve nuk dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit, mandati quhet zyrtarisht i refuzuar.

Deri tani Lefter Maliqi, Majlinda Halilaj dhe Ligoraq Karamelo nga listat e PD-së kanë pranuar që të marrin mandatin. Nga LSI-ja sot u betuan katër deputetë të rinj, ndërsa nga lista vijuese sot kanë pranuar mandatin edhe tre të tjerë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?