GRAMSH - Tre ditë më parë autoritetet e IKMT prishën digën e ndërtuar për hidrocentralin e Holtës, por rreth 1 kilometër më tej po ndërtohet një HEC i dytë "STRORI". Kanë qenë banorët e zonës që denoncojnë ndërtimin që po kryhet në rrjedhën e lumit. Sipas tyre firma private “Era Hydro” ka bërë punime në hyrje të kanionit, ka gërryer shtratin e lumit, ka marrë zhavorr, madje ka bërë edhe një mur ngjitur me hyrjen e kanionit, duke e bërë të vështirë hyrjen në Monumentin e Natyrës.
Tubacionet dy metër të gjerë dhe dy metër të lartë ku do të kalojë uji i lumit janë vendosur në dalje të kanionit. Për banorët e zonës grumbullimi i të gjithë ujit në tubacione do të jetë një masakër mjedisore, pasi uji përdoret prej tyre për tokat bujqësore dhe nëse një gjë e tillë ndodh ato të thahen.
"Ky investim na ka bllokuar të gjithë pjesën e Holtës dhe bukurinë natyrorë që i përket këtij komuniteti. Ministrja Belinda Balluku dhe Taulant Balla na premtuan se ky projekt nuk do të bëhet. Por pas dy javësh filloi prapë projekti. Është bërë më poshtë dhe sjell shqetësimin e banorëve. Fshati Kotorr dhe Liras janë pa ujë. Ka dy javë që janë shtrirë tubat, por punimet kanë rreth dy muaj që ka filluar".
"Na u premtua se nuk do të ndërtohet HEC-i, por nuk shohim një gjë të tillë. Projekti po vazhdon. Kjo zonë e gjitha do të thahet nëse futet uji në tuba", - shprehen banorët.
Të pyetur në lidhje me ndërtimin e një HEC-i të dytë, autoritetet vendore nuk pranojnë të japin një përgjigje zyrtare.
Kanioni i Holtës, konsiderohet një nga bukuritë mbresëlënëse të Shqipërisë dhe emrin e ka marrë nga lumi Holta, ndërsa vendimi për të ndërtuar aty HEC, që tashmë u shemb, u dha me një vendim të datës 27 prill të vitit të kaluar. Pas këtij vendimi banorët e zonës u ngritën disa herë në protestë derisa qeveria u tërhoq duke vendosur që të shembet diga e betonit.
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.2%
-
Jo
44.4%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2292
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skandali me mbetjet jo i vetmi! Si u favorizua Kurum nga Berisha, shumëfishoi fitimet me koncensione deri në grahmën e fundit të qeverisë! Mori rafinerinë e Cërrikut, e shiti për skrap në 1 muaj
31 Gusht 2024, 12:11
-
Vit i thatë/ Bie me 19% sasia e energjisë së prodhuar! Biznesi me kursim, familja harxhoi më shumë
28 Gusht 2024, 15:53
-
Beteja e banorëve të Mirditës kundër HEC-it e fabrikës: Po na marrin ujin e burimeve, 'Lajthiza' nuk zbaton vendimin e gjykatës për pezullimin e punimeve
6 Gusht 2024, 16:56
-
Mirditë/ Banorët e Kaçinarit në protestë: Rama dhe Balluku të anulojnë kontratën koncesionare për hidrocentralet! Lëmë jetën në mbrojtje të burimeve ujore!
27 Maj 2024, 16:26
-
"A pi ujë drejtësia!", protestë para Prokurorisë së Lezhës, banorët kërkojnë hetime për dy hidrocentrale: Ndërtohen me firma të falsifikuara
9 Prill 2024, 13:42
-
Hec-et do jepen vetëm me koncesion, jo me firmë ministri! Duraj: Jo më oferta të pakërkuara! Braçe:S’duhet të lejohen më
2 Prill 2024, 13:14
-
Mirditë, banorët e Thirrës 14 ditë në çadër: S’lejojmë ndërtimin e HEC-it, bagëtitë po ngordhin për ujë!
1 Prill 2024, 16:00
-
Mirditë, banorët e Thirrës futen në çadër: Stop HEC-it! Bllokojnë punimet
18 Mars 2024, 17:07
-
Ndërtimi i Hidrocentralit të Skavicës, debate të reja për një projekt të vjetër
26 Shkurt 2024, 19:22
-
Banorët e fshatit Kaçinar kundër HEC-eve në Mirditë, u rikthehen protestave: Edhe në kohën e Enverit s’na kanë lënë pa ujë
16 Prill 2023, 13:51
-
Maj 2023, afati i fundit për të hapur dosjen e privatizimit të HEC-ve Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2 nga Berisha! Shkeljet e rënda dhe flagrante
28 Mars 2023, 08:41
-
‘Kukësi i vjetër’, ekspozita me foto të rralla të qytetit që u përmbyt gjatë regjimit komunist
2 Mars 2023, 16:35
Të ngrihet populli i zonës dhe të sabotojë punimet. Ujrat duhet te rrjedhin të qetë ashtu siç i kanë bërë Zotat. Do jene frikacakë nqse vijnë të tjeret e ua marin ujin!
Përgjigju