Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se procesi i hartimit të buxhetit 2015 është futur në fazën përfundimtare dhe javës që vjen pritet të kalojë për miratim në Qeveri. Ai do të shoqërohet në Kuvend edhe nga buxheti afatmesëm 2015-2017 dhe paketa fiskale për vitin e ardhshëm. Sipas ligjit organik të buxhetit, drafti përfundimtar parashikohet të jetë gati në javën e fundit të muajit tetor, nga ku do të mësohen edhe hollësitë e shpenzimeve dhe të ardhurave.

Projektbuxheti duhet të kalojë për diskutime në komisionet parlamentare, ku ende mungon opozita.