Tre femrat të cilat i përkasin këtyre
shenjave janë bashkëshorte të mira

Tre femrat të cilat i përkasin këtyre<br />shenjave janë bashkëshorte të mira
Cilat shenja të horoskopit mund të jenë bashkëshortet më të mira, bazuar nga karakteristikat e tyre?
 
Astrologët kanë veçuar  tre nga shenjat e horoskopit që kanë vetitë më të mira që një mashkull do donte të kishte bashkëshortja e tij.
 
Gaforrja
Gaforrja cilësohet si bashkëshortja më e mirë në krahasim me të gjitha shenjat e tjera të horoskopit dhe për astrolgët mban vendin e parë. Është shumë e vështirë të bindësh një gaforre për martesë por nëse diçka e tillë ndodh, mashkulli duhet të jetë ndër më fatlumët. Femrat gaforre kujdesen dhe i falin shumë dashuri bashkëshortit të tyre. Nga ana tjetër ato kujdesen në mënyrë të përkryer për fëmijët dhe për familjen si dhe janë shumë të zonjat edhe në punë, pasi kanë intuitë dhe inteligjencë.
 
Ujori
Femrat e shenjës së Ujorit mbajnë vendin e dytë si bashkëshortet më të mira, pasi jo vetëm që janë shumë besnike, por ato janë të mrekullueshme dhe dinë të kujdesen si për familjen ashtu edhe për veten. Gjithashtu ato janë shumë pozitive nga natyra dhe arrijnë ti shohin gjërat me optimizëm duke u përpjekur të bëjnë gjithnjë më të mirën për partnerin dhe gjithë familjen.
 
Bricjapi
Femrat e shenjës së Bricjapit e dinë recetën e lumturisë familjare. Ato mendohen gjatë para se të zgjedhin bashkëshortin e tyre por kur lidhin martesën ato janë shumë besnike dhe e konsiderojnë atë “deri në fund të jetës”. Prandaj bashkëshortët e femrave të shenjës së Bricjapit duhet të ndihen shumë me fat dhe nuk duhet të kenë frikë nga tradhtitë. Nga ana tjetër femrat e shenjës së Bricjapit janë shumë të kujdesshme dhe janë menaxhere shumë të mira të familjes.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi