Ka zgjatur vetëm tre ndeshje aventura e Emiljano Çelës te Kukësi. Trajneri i verilindorëve ka dhënë dorëheqjen pas humbjes 1-0 kundër Teutës të premten, që ishte edhe një përballje derbi për mbijetesën.

Pas këtij zhgënjimi trajneri ka vendosur të largohet duke qenë se situata është shumë e vështirë. Madje me humbjen kundër Teutës, Kukësi që renditet në vendin e fundit, ka 4 pikë më pak se Erzeni i vendit të nëntë dhe 5 më pak se durrsakët.

Emiljano Çela ka dhënë dorëheqjen nga ekipi! Mbas nje bashkëbisedimi me stafin drejtues, dorëheqja iu pranua. E falenderojmë Emiljano Çelën dhe i urojmë shume suksese ne karrieren e tij!”-thuhet në njoftimin e klubit të Kukësit.

Verilindorët janë duke kaluar një moment tepër të vështirë që kur Safet Gjici nuk është më në krye të klubit.