TIRANE- Rreth 11 muaj më parë, prokuroria e Vlorës lexoi para gjyqtarit Artur Malaj, konkluzjonet përfundimtare ku kërkonte dënimin me 1.6 vite burg të inxhinierit Odhise Zoto.
Veç kësaj mase dënimi, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” prokuroria ka kërkuar dënimin me 4 milion lekë të vjetra gjobë Zoton. Ndërkohë që në bazë të nenit 35 të Kodit Penal i është kërkuar gjykatës së Vlorës që të caktojë për të pandehurin Zoto dënimin plotësues, për heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një afat dy vjeçar.
Pas leximit të konkluzjoneve çështja ka vijuar me një kërkesë nga ana e gjyqtarit Artur Malaj, i cili ia ka paraqitur Gjykatës Kushtetuese për interpretim ligjor, pasi sipas tij nuk mund të ketë dy dënime për 1 vepër penale.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com