I pari që doli para KLP-së ishte kandidati Altin Dumani, i cili shpalosi planin e tij për drejtimin e SPAK-ut. Ai tregoi se kush janë vendimet e para që do të marrë nëse do të përzgjidhet, ndërsa u ndal edhe te Byroja e Hetimit dhe afrimin e hetuesve me integritet dhe të motivuar. "Kjo prokurori do të godasë krimin dhe korrupsionin. SPAK do të bëjë të mundur një Shqipëri se cilido që do të kryejë një krim do të ndëshkohet pavarësisht pozitës.
Dështimi i SPAK nuk do të jetë një opsion. Detyra e parë ditën e parë të punës është nxjerrja e një akti që normon rregulloren për funksionimin e SPAK. Kujdes për dosjet që do të transferohen, që procedimet penale të studiohen mirë që të shmangen raste që mund të na cojnë në shuarjen e masave të sigurisë. Të paktën duhet të fillohet me dy seksione, krimit të organizuar dhe seksioni për korrupsionin e zyrtarëve të lartë të shtetit. Akti i domosdoshëm është fillimi i procedurës së përzgjedhjes së drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, është mushkëri që funksion me ajër SPAK.
Altin Dumani
Pa pasur atë puna jonë do të vështirësohet. Pas zgjedhjes së kreut të Byrosë së Hetimit do të zgjedhim hetuesit. SPAK duhet të synojë thithjen e nëpunësve të kualifikuar me integritet të lartë, por duhet një joshje dhe kjo është paga. Edhe nga DAP-i është rënë dakord që duhet një mekanizëm financiar për të thithur ekspertët më të mirë të mundshëm. Nga biseda që kemi pasur na është premtuar se paga e tyre do të jetë e kënaqshme për kushtet e shtetit shqiptar. Por unë nuk e lidh shumë vetëm me të qenit profesionit, por edhe të motivuar, edhe duke sakrifikuar. Duhet të gjejmë këtë kategori ekspertësh, të cilët nuk kanë parësore financat.
Kam vlerësim për dy kolegët dhe atyre u uroj që t'u ecë mbarë. Cilido që të zgjidhet, marrëdhënia jonë nuk do të kriset. Synimi është që prokuroria të ruajë frymën e grupit. Kam kaluar 4-5 mijë dosje në duar dhe jam përballuar thuajse me të gjithë natyrën e veprave. Kam fituar jo vetëm profesionalizëm, por edhe maturi për të hetuar me kujdes. Unë kam qenë drejtues disa herë, kam qenë në Tropojë, zv/ drejtues te Krimet e Rënda, kam drejtuar 9 prokurorë dhe kam bashkëpunuar ngushtë.
Shumë cështje të tjera si banda e Lushnjes apo të tjera, kam qenë drejtues i prokurorëve që kanë ndjekur këto cështje. Kam qenë shumë aktiv në ato hetime, me orientime dhe diskutime dhe kolegët që kanë punuar me mua e ndjejnë dhe kanë pasur mbrojtjen time. Kam qenë edhe drejtues për hetimin e krimit te Prokuroria e Tiranës. Atje përfshiheshin disa institucione, doganat, tatimet, SHISH, ministria e Ekonomisë, etj. Paqartësitë ishin të mëdha, por e nisja me një memorandum. Karriera ime është fokusuar në luftën kundër krimit organizuar, kam demonstruar këtë" tha ai.
Vizioni i Altin Dumanit per drejtimin e SPAK
Lajmi kryesor: