Tre kërcënime ndaj gjyqtarit/ Tonin Stërkajt iu vendos bombë, i lanë një plumb dhe donin t’i hynin në shtëpi

Tre kërcënime ndaj gjyqtarit/ Tonin Stërkajt iu vendos bombë, i lanë një plumb dhe donin t’i hynin në shtëpi

Tonin Stërkaj

Pak ditë mbas shpërthimit me tritol në banesën e gjyqtarit të Shkodrës Tonin Stërkaj, prokuroria thotë se ai është kërcënuar edhe më herët.

Në dy raste, çështjet për të cilat është shpallur mos kompetenca dhe i është përcjellë prokurorisë së Lezhës për hetime rezulton se në banesën e Stërkajt u la një plumb në formën e mesazhit në vitin 2023.

Ndërsa në 2019 dy persona të maskuar për të cilët janë sekuestruar kamerat tentuan të hyjnë në shtëpinë e tij.

Gjyqtari sipas dosjeve që Top Channel disponon ka deklaruar në atë kohë se kishte në dorë dy gjykime, njëra për shfrytëzim prostitucioni dhe tjetra për akuzën e vrasjes, një çështje që sipas gjyqtarit Stërkaj u shoqërua me tensione në sallë.

Sakaq prokurorja e çështjes për ngjarjen e tritolit po mbledh prova për shpërthimin e fundit në banesën e gjyqtarit, një ngjarje që u mbyll pa pasoja.

Një komision i posaçëm vendosi që gjyqtari të merrej në mbrojtje dhe ruajtje nga shteti.

Aktualisht nën mbrojtje janë 13 gjyqtarë dhe prokurorë ku kryesojnë prokurorët e Elbasanit dhe një ish prokurore në Lushnjë dhe natyrisht edhe prokurorët e posaçëm të Spak.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë