Tre kompani anijesh japoneze pezullojnë tranzitin në Detin e Kuq

Tre kompani anijesh japoneze pezullojnë tranzitin në Detin e Kuq

Foto ilustruese e anijes në Detin e Kuq

1705483922_ilu.PNG

Foto ilustruese e anijes në Detin e Kuq

Tre kompani të mëdha japoneze të anijeve kanë konfirmuar pezullimin e tranzitit të të gjitha ngarkesave të tyre përmes Detit të Kuq, për shkak të rritjes së mprehtë të tensioneve në rajon. 

Nippon Yusen e mori këtë vendim për të "siguruar sigurinë e ekuipazheve", tha një zëdhënës i grupit për AFP. Mitsui OSK Lines dhe Kawasaki Kisen gjithashtu konfirmuan vendimin e tyre për të shmangur plotësisht zonën. 

"Anijet që ne operojmë dhe që do të hyjnë në Detin e Kuq janë këshilluar të mos hyjnë", tha një zëdhënës i Mitsui OSK Lines, duke konfirmuar një raport lajmesh në shtypin japonez. 

Që nga nëntori i kaluar, rebelët Houthi të Jemenit të mbështetur nga Irani, të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit, kanë shtuar sulmet në det kundër anijeve që ata dyshojnë se kanë lidhje me Izraelin. 

Grupi Houthis pretendojnë se po veprojnë në solidaritet me palestinezët.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Sulm me raketa iraniane në Pakistan, dy fëmijë të vrarë! Iraku denoncon Iranin në OKB! Biden do të rivendosë Houthis në listën e organizatave terroriste


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?