Tre kompozitorë të rinj fitues të konkursit ‘Çesk Zadeja’! Voshtina: Synojmë të mbështesim brezin e ri

Tre kompozitorë të rinj fitues të konkursit ‘Çesk Zadeja’! Voshtina: Synojmë të mbështesim brezin e ri

Kris Sopiqoti, Jetmir Zaganjori dhe Fjolla Gashi janë tre kompozitorët e rinj që u shpallën fitues të Konkursit Kombëtar “Çesk Zadeja”. Një juri ndërkombëtare vlerësoi veprat e tyre, dhe risitë që ato sjellin në muzikën shqiptare.

Gjatë fjalës së saj, drejtoresha e përgjithshme e TKOB, Abigeila Voshtina u shpreh se qëllimi i këtij konkursi është të krijojë një vazhdimësi brezash por edhe të mbështesë artistët e rinj shqiptarë.

“Qëllimi ynë, nëpërmjet këtij konkursi është që jo vetëm të mbështesim dhe kultivojmë një brez të rinj kompozitorësh shqiptarë, por edhe të krijojmë një vazhdimësi brezash. Të mbështetemi në themelet e fuqishëm që profesor Çesk Zadeja dhe të tjerët hodhën, për të ngritur një strukturë bashkëkohore dhe të qëndrueshme të muzikës shqiptare. Të krahasueshme jo vetëm me vendet fqinje, por edhe me vendet evropiane.”

Voshtina u shpreh se qëllimi i Teatrit të Operës është që ky konkurs të kthehet në një traditë, dhe se dera e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të jetë gjithmonë e hapur talentet e rinj.

Ndërsa kryetari i jurisë së konkursit, Akademiku Vaso Tole, u shpreh se veprat e ardhura në këtë konkurs, ishin tejet cilësore, çka i rendit këto krijime të reja muzikore, krah veprave bashkëkohore evropiane.

“Theksoj se, thelbi i vlerësimit tonë fokusohej në evidentimin e atyre veprave që kanë origjinalitet të spikatur, vepra që zotërojnë një nivel të caktuar të teknikave muzikore të lidhura me idenë origjinale kompozicionale të veprës, e po ashtu që kanë dhe shfaqin përpjekje thelbësore për një gjuhë muzikore të përveçme. Nisur nga sa më sipër, mund të pohoj dhe një herë që niveli i veprave fituese dëshmon një standard relativisht të lartë të zotërimit të profesionit prej autorëve të rinj, çka i rendit me dinjitet veprat fituese në rrjedhat bashkëkohore të muzikës në Shqipëri e më gjerë.”

Juria e këtij edicioni përbëhej nga tre emra të shquar që muzikës shqiptare, si:  Akademiku dhe etnomuzikologu Vaso Tole, kompozitorja Eriona Rushiti, disa herë pjesëmarrëse në Eurovision duke përfaqësuar Shqipërinë me punë e saj, dhe Kompozitori Gerti Druga, fitues i një sërë çmimesh ndërkombëtare dhe ish-drejtor artistik i Ansamblit Popullor të Këngëve dhe Valleve.

Ndërsa anëtarët italianë të jurisë, Roberta Vacca dhe Mauro Cardi, janë kompozitorë dhe profesorë të kompozicionit në shkollat më të mira të muzikës në Itali, po ashtu edhe krijues të veprave të njohura evropiane.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?