Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, pjesë e delegacionit shqiptar në Komitetin e Stabilizim- Asociimit Shqipëri-BE, ka sqaruar amendamentet e opozitës kundër çeljes së negociatave. Përmes një lidhje telefonike për Report Tv, Bumçi thotë se kushtet nuk janë të opozitës, por i ka vendosur vetë BE dhe që Shqipëria të ecë në rrugën e integrimit duhet t'i zbatojë ato.
"Janë kushte të vendosura nga BE dhe jo nga opozita shqiptare. Anëtarësimi i Shqipërisë dhe hapja e negociatave lidhet me realizimin e këtyre kushteve. Vlerësimin për këtë e bën Bashkimi Europian. Këto kanë qenë shqetësimet e europarlamentarëve. Në rend dite kanë qenë zgjedhjet, zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, lufta kundër krimit dhe kanabisit, këto kanë qenë çështjet. Jemi përballë një inkriminimi dhe zgjedhjet janë në rrezik. Nuk ka asgjë të re, por është një qëndrim i njohur botërisht dhe mbi kushte që ka vendosur BE-ja", u shpreh ai.
Deputeti i PD theksoi se problemin e zgjedhjeve e ka ngritur edhe
OSBE/ODIHR në raportin e fundit për zgjedhjet lokale të 2015-ës.
"Ne kemi një raport të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e fundit ku thuhet se bandat lëvizin rreth qendrave të votimit, blerja e votave, presioni ndaj administratës dhe në fund ngrihet shqetësimi a ishin të lirë nga kërcënimi dhe frika qytetarët kur votuan? Tani i është shtuar dhe droga, problemi i zgjedhjeve është renduar dhe është krijuar një situatë shumë e vështirë me të cilën s'është përballur demokracia shqiptare në 25 vite.
KE i ka vendosur kushte Shqipërisë, që të bëhesh si ato vende, duhet ë plotësosh disa kushte, të luftosh krimin, të mos dënosh qytetarët. Pa plotësuar këto kushte nuk t'i hap BE negociatat", tha më tej deputeti i PD.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.8%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 3003
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15