Tre mesazhet e Merkel dhe çfarë
nuk patë në takimin e Berlinit

Tre mesazhet e Merkel dhe çfarë<br />nuk patë në takimin e Berlinit
TIRANE-Sipas kryeministrit Edi Rama, kancelaria Angela Merkel përcolli 3 mesazhe për Shqipërinë e shqiptarët. Mesazhet Rama i përcjell me një set fotografik nga vizita që pati më 28 nëntor të këtij viti në Berlin.

"Berlin 28 nëntor   TRE MESAZHET KYÇE TË DEKLARATËS SË KANCELARES MERKEL
....Ne sot mund të themi se Shqipëria ka ndryshuar rrënjësisht gjatë viteve të fundit dhe se janë bërë reforma të rëndësishme, të cilat duhet të vazhdojnë të ndërmerren. Komisioni Europian ndjek zhvillimet e vazhdueshme në Shqipëri dhe e ka pranuar, gjithashtu, këtë progres në raportin e tij te fundit. Dua të përgëzoj përzemërsisht Kryeministrin Edi Rama për këto hapa përpara.

... Tani natyrshëm, duhet të vazhdojmë së bashku në këtë rrugë, mbi këto piketa të rëndësishme. Komisioni Europian ka identifikuar pesë prioritetet. Ketu përfshihet ndër të tjera zbatimi i vazhdueshëm i reformes ne drejtesi. Por sigurisht edhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ku nevojiten masa të përhershme në rendin e ditës, çka është pohuar edhe nga Komisioni Evropian.

... Unë besoj se ne mund të themi në përgjithësi se tashmë më e rëndësishmja është bërë. Ai që i sheh konfliktet e politikës së brendshme, e di se sa shumë forcë dhe kurajo duhet për të ecur përpara në këtë rrugë. Ne do të flasim më në detaje për se si Gjermania mund të ndihmojë, për të siguruar që përparimi në këtë rrugë të mund të rrënjoset me sukses
".

[gallery]19922[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës