Tre ministri pa 4 zv.ministra
PDIU kërkon të Brendshmen

Tre ministri pa 4 zv.ministra <br />PDIU kërkon të Brendshmen
Katër poste në rang zëvendësministra kanë ngelur vakante. Marrëveshja PD-PDIU pritet të hyjë në lojë, ku PDIU pritet të marrë poste në rang zëvendëmisitra. Burime të besueshme brenda Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet bëjnë me dije se do të marrin poste në dy ministri në atë të Shëndetësisë dhe në atë të Brendshme, që aktualisht kanë vende vakante. Po ashtu Berisha do mikolojë edhe të ardhurit e fundit në PD, bëhet fjalë për Nard Ndokën, i cili sipas burimeve brenda ministrisë së Brendshme mund të jetë njëri prej zëvendësministrave. Më konkretisht pretendohet se do të zërë vendin e Avenir Pekës, i cili të hënën u 'mandatua" në një tjetër post shumë të rëndësishëm, siç është Agjensia e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave. Këto vende vakante priten të plotësohen në muajin shtator, por nuk do të jetë suprizë nëse bëhet edhe në muajin gusht, edhe pse kryeministri Berisha është duke pushuar në rezidencën qeveritare në Dhërmi. Ndonëse kryeministri Sali Berisha u turr për të gjetur emrin i cili do të ishte në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror (ku realisht Bahri Shaqiri ishte në detyrë) Berisha harroi të zëvendësojë edhe katër zëvendësat e ministrave. Respektivisht janë dy poste zëvedësministri në ministrinë e Brendshme, 1 tek minitria e Inaovacionit dhe e Tekonologjisë dhe një tek ministria e Shëndetësisë. Këto poste prej pak kohësh janë bosh, përveç zëvendësministrit Avenir Peka, i cili ka vetëm një ditë që ka ndryshuar detyrën, duke shktuar në krye të Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Ministria e Brendshme
Në ministrinë e Brend- shme mungojnë dy zëvendësministra. Posti që ka mbajtur znj. Iva Zajmi, e cila deri në muajin prill të vitit 2012 ka mbuluar antitrafikun dhe kryesisht trajtimin e viktimave, ndërsa Avenir Peka ka qenë zëvendësministri që mbulonte problemet e rendit, i cili është larguar të hënë nga ky post. Ky i fundit është larguar nga ky post për të qenë drejtor i Agjensisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave. Ndërsa Zajmi ka lënë vullnetarisht këtë post, duke u votuar në Kuvendin e Shqipërisë me 107 vota pro për të qenë anëtare e Autoritetit Kombëtar të Konkurencës. Pritet që zëvendësimi i Iva Zajmit të vijë si rezultat i respektimit të marrëveshjes së PDIU-PD. Ky post që mund të merret nga Partia për Drejtësi, Integrim edhe Unitet është konfirmuar edhe nga vetë kjo parti.

Ministria e Inovacionit
Visho Lika, i cili sot mban postin e Drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, ka lënë detyrën që mbante si zëvendësministër i Tekonoligjisë dhe Informacionit. Emri i Likës është lakuar shumë kohët e fundit edhe për miqësinë që ka pasur me ish kreun e SHIK Bashkim Gazidede.

Ministria e Shëndetësisë
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani në stafin e tij të ri mori edhe një zëvendësministër nga ministria e Shëndetësisë, duke lënë një vend ende vakant në këtë institucion të rëndësishëm. Bardh Spahia është zëvendësministri i cili ka dorëzuar këtë post për të marrë një post të rëndësishëm në Presidencë. Sipas burimeve pritet që Besnik Jaka pritet të jetë zv. ministri i ri i Shëndetësisë. Kryeministri pritet të emërojë Besnik Jaka, ish-Drejtor i Qendrës Kombëtare të Barnave, i larguar nga kjo detyrë për shkak të marrëveshjes së PD me PDIU, parti kjo që morri drejtimin e QKB.
(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Atyre të PD u ka rënë sakica në mjaltë’, Rama i jep certifikatën e pronësisë Kishës në Theth: Ata ngroheshin në diell, punën e tyre e bëjmë ne  

‘Atyre të PD u ka rënë sakica në mjaltë’, Rama i jep certifikatën e pronësisë Kishës në Theth: Ata ngroheshin në diell, punën e tyre e bëjmë ne