TIRANE- Ura e shembur nga përmbytjet në Muner të Sipërm në zonën e Zgurit në Zall-Bastar ende nuk është rikonstruktuar. Ura u shemb si pasojë e reshjeve të dendura dhe përmbytjeve në fund të vitit të kaluar, ndërsa banorët kërkojnë ndihmë.
Ata shprehen se kanë bërë kërkesë në njësinë Administrative dhe bashki për të ndërhyrë, por edhe pse po bën kohë nga shembja, ende nuk është bërë asnjë rikonstruksion.
Banorët kanë dërguar pamjet në Report Tv, ndërsa shprehen se sa herë që ka reshje shiu dhe prurjet e lumit rriten kanë vështirësi për të kaluar.
Ora 20:19
Tre muaj ura e dëmtuar, banorët e Zall Bastarit kërkojnë ndihmë
Banoret e Zall bastarit dhe fshatrave perreth ju falenderojne shqiptarja.com dhe report tv, ju lutem na beni te na degjohet zeri sepse skemi asnje shprese tjeter, media eshte e vetmja shprese e jona sepse as erion veliaj as xhemal qefalia as administratori nuk na pergjigjen per asgje, jemi me keq sa ska ne bote, turp paste ai qe del sikur po ben pune neper tirane e nderkohe qe ne pas dajtit as nuk ekzistojme e sna njeh kerkush, pjeserisht per fajin tone qe na mashtrojne dhe i votojme e na mashtrojne serish, pjeserisht qeveria e paskrupullt qe ben pune vetem aty ku ka numer votash.
Përgjigju