Tre ndeshje pa fitore, trajneri i Bylis sinjale lamtumire: Do i puth në ballë dhe do largohem
Naci Shensoj në prezantimin te Bylis (djathtas)

Bylis humbi 2-0 me Kukësin në transfertë, për javën e 25-të në Superligën e futbollit. Tre ndeshje pa fitore kanë revoltuar trajnerin e ballshiotëve. Naci Shensoj për Oversport tha se nëse është ai problemi do largohet, teksa nesër do ketë një mbledhje me të tijtë për të reflektuar, duke i anulluar ditën e pushimit.
"Është fitore e rëndë, Kukësi nuk krijoi asnjë rast pjesën e parë. Ata ishin në eufori se kishin fituar me Laçin. Në pjesën e dytë s’jam i kënaqur me ekipin, aty ku mendojmë se jemi më fortë, aty po pësojmë gola. Do analizojmë, por nuk më pëlqen pse pësojmë. Ne bëjmë lojën, kundërshtarët fitojnë. Lojtarët nuk marrin përgjegjësi. Ua anulova pushimin, duhet të flasin hapur ku është problem. Nëse jam unë largohem, se nuk kam ardhur këtu për karrierë. Nëse s'janë të kënaqur me mua, i puth në ballë dhe i qeras me bakllava nga Stambolli dhe largohem. Mungon profesionalizmi dhe përgjegjësia", tha Shensoj pas ndeshjes.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Kukësi europian mposht me 2 gola Bylisin, tension në Kastrioti - Teuta! Erzeni 'përmbyt' Egnatian
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Shkurt, 08:49
A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?
-
Po
37.2%
-
Jo
55.8%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 4025
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tirana tjetër duel për mbijetesë, Shkëmbi: Teuta e vështirë! Gjoka: Fusha e Korçës problem për Skënderbeun
21 Shkurt, 15:39
-
Ilir Daja: Laçi ka pika të dobëta, është koha që Dinamo të rikthehet te fitorja
20 Shkurt, 15:38
-
Thomas Brdaric para AF Elbasanit: Ndeshja e fundit 'më vret', i lumtur për Balajn
20 Shkurt, 11:37
-
Disiplina me 23 vendime brenda ditës! Gjobiten Tirana, Vllaznia dhe Bylisi
20 Shkurt, 10:25
-
Kupa e Shqipërisë/ Luhet në mesjavë, zbardhet agjenda e ndeshjeve të kthimit për fazën çerekfinale
20 Shkurt, 09:52
-
Nga mbijetesa te 'shtegtimi' larg Tiranës, drejtori i bardhebluve për Report Tv: Fitorja e fundit na motivoi!
19 Shkurt, 16:14
-
Zyrtare/ Bekim Balaj rinovon me Vllazninë
19 Shkurt, 12:19
-
Ndryshime oraresh, Tirana gjen shtëpi të re! Publikohet agjenda e pesë javëve të ardhshme në Superligë
19 Shkurt, 11:46
-
Produkt i 'Demave', Partizani huazon sulmuesin te gjigantët e Kroacisë
18 Shkurt, 13:09
-
Zyrtare/ Më pak se një muaj dhe asnjë fitore, Teuta shkarkon Bledar Devollin! Gjen menjëherë trajnerin e ri
18 Shkurt, 09:47
-
Doli nga zona e ftohtë, trajneri i Tiranës: Më në fund pak qetësi! Gjoka: Skënderbeu po i vuan shumë humbjet
17 Shkurt, 12:29
-
Superliga/ Tirana 'zhyt' Skënderbeun dhe largohet nga zona e ftohtë! Laçi mposht 3-0 Teutën, mbyllet raundi i 25-të
16 Shkurt, 18:33