Tre pakënaqësitë e të punësuarve! Eksperti: Duhet motivim e komoditet, por të rinjve u mungon kreativiteti

TIRANE - Një sondazh i kryer nga qendra kërkimore EPPC, për punësimin në Shqipëri dhe në Kosovë, ka nxjerrë në pah se 60% e të punësuarve nga 1528 që morën pjesë në sondazh janë të pakënaqur me punën. Tre janë arsyet kryesore që ndikojnë, paga, mundësitë për karrierë dhe vlerësimi në punë.  Edhe pse shpesh kompanitë kritikohen për mundësitë që iu ofrojnë të rinjve kryesisht, eksperti i Karrierës dhe Punësimit Erion Muça, thekson se në të shumtën e rasteve të rinjtë nuk janë këmbëngulës dhe nuk pretendojnë shumë. Sipas tij çdo person që kërkon të punësohet duhet të prezantohet me një model të veçantë profesional, pasi mundësitë për karrierë në Shqipëri janë.

“Duhet që secili prej të rinjve që kërkon të futet për tu punësuar duhet të prezantohet me modelin e tyre profesional të risive dhe avantazheve që ofron. Sot një pjesë e mirë e të rinjve nuk e kuptojnë që aftësia më e rëndësishme e leadershipit sot është kreativiteti, është ofrimi i risisë dhe inovacioni”, thotë Muça.

Por nga ana tjetër eksperti shton se asnjë i punësuar konkretisht një i ri nuk duhet të mbetet peng i një pune, të mendojë punësim afatshkurtër apo edhe të pranojë të bëhet viktimë e keqfunksionimit të shumë kompanive.

“Një pjesë të mirë të kompanive iu mungon aktivitetet dobiprurëse me karakter motivimi për punonjësit e tyre. Të rinj që të mos mbeten apo të bëhen viktima të keqfunksionimit të shumë kompanive sot duke u vënë në shërbim dhe duke çeduar nga integritetit dhe profesionalizmi i tyre. Paralelisht të arrijë të kërkojë që të jetë sa më komod dhe konkurrues nëse pozicioni i punës në atë moment nuk ja ofron mundësinë e punësimit”, shprehet Muça.

Muça ndër të tjera ngre edhe shqetësimin e mos profilizimit në fusha të tilla si inxhinier, mekanik apo edhe mësues. Sipas tij duhet studiuar tregu i punës dhe më pas të punosh në një profesion që e shikon jo vetëm për përfitim financiar por edhe të zhvillohesh në karrierë.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë