Report Tv disponon rezultatet e analizave laboratorike të kryera nga njësia e kujdesit shëndetësor në Shkodër. Në to specifikohet se mostrat e marra për analizim, janë nga uji në çezmë i restorantit, dhe nga dy shishe të së njëjtës kompani që kanë konsumuar nëna , djali dhe kamerieri.
Analizat laboratorike në këto mostra kanë dalë brenda normave, ndërsa shishja e ujit që u përdor nga të helmuarit, ndodhet e sekuestruar nga organi hetimor dhe pritet t’i nënshtrohet edhe ajo analizave, përgjigjja e të cilave do të hidhte dritë mbi ngjarjen.
Lajmi kryesor:
Tre të helmuar nga uji i ambalazhuar në një lokal në Shkodër, nënë e bir drejt Tiranës! Report Tv siguron përgjigjet e analizave, shishja nga ku u konsumua e sekuestruar
Ora 14:05
Tre persona u helmuan, Kujdesi Shëndetësor në Shkodër publikon analizat: Uji brenda normave të konsumit! Kemi sekuestruar shishen