Tre të helmuar nga uji i ambalazhuar në një lokal në Shkodër, nënë e bir drejt Tiranës! Report Tv siguron përgjigjet e analizave, shishja nga ku u konsumua e sekuestruar

Darka në një restorant në Shkodër për pak u kthye në tragjedi për nënë e bir dhe kamerierin, të cilët u helmuan nga uji i konsumuar në hotel “Chicago” në qendër të qytetit. Sipas policisë, nëna 41-vjeçare Alma Zeqiraj dhe djali i saj i mitur 14 vjeç banues në Malësi të Madhe, bashkë me kamerierin 30 vjeçar u paraqitën në spitalin e Shkodrës rreth orës 23:30 të datës 28 dhjetor.  Për shkak të gjendjes më të rënduar, nëna dhe djali janë dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë dhe tashmë gjendja e tyre paraqitet e qëndrueshme.

Sipas bluzave të bardha në spitalin e Shkodrës, të helmuarit kanë pasur djegie në ezofag dhe në stomak, duke lënë të hapura dyshimet se shishja e ujit mund të ketë pasur lëndë djegëse me aciditet. Pas analizave të kryera nga Instituti i Shëndetit Publik, rezultoi se uji dhe rubineti i lokalit kanë dalë pa baktere. 

Ndërsa përfaqësuesja e hotel 'Chicago', Sonila Kruja tha se nuk kishte pasur asnjë neglizhencë nga ana e stafit. 
 
Burimet thanë se djali ka kërkuar një shishe ujë të ambalazhuar të cilën ia ka sjellë kamarieri, dhe menjëherë pasi ka pirë ujë ka pasur djegie në fyt dhe në sy. Më pas, sqaruan të njëjtat burime – nga e njëjta shishe ka pirë ujë dhe nëna dhe më pas kamerieri.  Sipas ujësjellësit të Shkodrës, cilësia e ujit është monitoruar periodikisht nga specialistët e Drejtorisë së Shëndetit Publik. Deri në përfundim të hetimeve hoteli është mbyllur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:02
Tre persona u helmuan, Kujdesi Shëndetësor në Shkodër publikon analizat: Uji brenda normave të konsumit! Sekuestrohet shishja ku u servir

 

Report Tv disponon rezultatet e analizave laboratorike të kryera nga njësia e kujdesit shëndetësor në Shkodër. Në to specifikohet se mostrat e marra për analizim, janë nga uji në çezmë i restorantit, dhe nga dy shishe të së njëjtës kompani që kanë konsumuar nëna , djali dhe kamerieri.

Analizat laboratorike në këto mostra kanë dalë brenda normave, ndërsa shishja e ujit që u përdor nga të helmuarit, ndodhet e sekuestruar nga organi hetimor dhe pritet t’i nënshtrohet edhe ajo analizave, përgjigjja e të cilave do të hidhte dritë mbi ngjarjen.

 

Ora 13:50
Nënë e bir u helmuan, përfaqësuesja e hotelit në Shkodër: Ky ujë serviret prej vitesh këtu, kamerieri nuk e besoi, e provoi dhe u helmua gjithashtu

 

Sonila Kruja përfaqësuesja e hotelit ‘Chicago’ në qendër të Shkodrës ku ndodhi helmimi i tre personave pasi konusmuan ujë, ka deklaruar se nga ana e stafit restorantit nuk kishte pasur asnjë lloj neglizhence.

Ajo tha se prej vitesh kishin kontratë me kompaninë që tregtonte ujin dhe se ky ishte rasti i parë që diçka e tillë kishte ndodhur. Më tej, Kruja shtoi se për shkak se kamarieri nuk e besonte diçka të tillë ,edhe ai vetë ishte helmuar.

“Kamarieri që hapi shishen pranë klientëve nuk e ka besuar pasi ky ujë serviret nga lokali ynë prej vitesh dhe nuk ka pasur asnjë lloj problemi. Kamarieri ka konsumuar ujin që pinë klientët dhe më pas edhe ai shfaqi shenja helmimi. Ne kemi njoftuar organet kompetente për zbardhjen e ngjarjes dhe kemi dorëzuar edhe të gjitha kamerat. Jemi të hapur ndaj të gjithë organeve ligjzbatuese për çdo kërkesë. Theksojmë për të gjithë klientët se nga ana e stafit tonë nuk ka patur asnjë lloj neglizhimi”- u shpreh Kruja.

Ora 13:25
Tre të helmuar në Shkodër, burime për Report Tv: ISHP bëri analizat e ujit, nuk kishte baktere

Tre persona u helmuan në një hotel në Shkodër nga uji që konsumuan. Report Tv ka mësuar se ISHP ka bërë analizat e ujit të rubinetit. Mësohet se uji ka dalë pa baktere.

Ora 12:00
Tre persona të helmuar në Shkodër, reagon UKSH: Sigurojmë qytetarët se uji është cilësor! AKU po heton ngjarjen

Institucioni i Ujësjellësit dhe Kanalizimeve në Shkodër ka reaguar lidhur me helmimin e tre personave nga uji i pijshëm. Në reagimin e bërë thuhet se prokuroria dhe AKU po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në njoftim UKSH siguron qytetarët për cilësinë e ujit.

“Ujësjellës Kanalizime Shkodër, në kuadër të transparencës dhe komunikimit me klientët e vet, sqaron opinionin publik lidhur me një lajm që është është shpërndarë minutat e fundit: Personat nënë e bir dhe një kamarier, janë intoksikuar pasi kanë konsumuar ujë të ambalazhuar nga një kompani. Kjo konfirmohet edhe nga Prokuroria dhe AKU që bashkarisht po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. UK Shkodër siguron klientët për cilësinë e ujit, monitoruar periodikisht nga specialistë të Drejtorisë së Shendetit Publik Shkodër”- thuhet në njoftim.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • FATMIRI: 30/12/2022 19:30

    ÇHYN RAMA KETU SE KA BIZNESE DHE PRONATES FIRMASH QE ABUZOJN TI PO FLET SIKUR RAMA TE KA ...........TETEM O LEGEN

    Përgjigju
  • Arbërori: 29/12/2022 20:16

    Vendi më i pasur me ujë të pijshëm në Europ dhe me gjërë ështé Shqipëria, kurse popullit të verbuar i servohet ujë i jhelmuar nga serbia…! Ky ështé Edvin shkjau shqipfolës që do e zhduk këtë popull të verbuar…

    Përgjigju
    • Dakord: 30/12/2022 10:11

      Ke lindur idiot apo ke bere karriere ne idiotesi?

  • gezimi: 29/12/2022 15:52

    po ku del biznesi me faj po pagoi?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it