Vllaznia ka marrë një fitore për infarkt në javën e 15 të Superligës pasi ka mposhtur 0-1 në minutën e 95 Bylisin në transfertë. Për këtë trepikësh të kuqeblueve, që mund të jetë deciziv në luftën për titull kampion, heroi ishte Ardit Hoshaj, i cili realizoi me kokë.
Ndërkohë sot është rikthyer te fitoret edhe Kukësi, që kishte katër humbje radhazi. Verilindorët kanë mposhtur 1-3 Apoloninë, falë golave të Ibrahimit, Peposhit dhe Ezes. Pak frymëmarrje për kuksianët dhe trajnerin Hallaçi, për të cilin gjatë ditëve të fundit u përfol se mund të largohej.
Sakaq diferenca me kryesuesit e Vllazninë për Teutën do të mbetet sërish 9 pikë, pasi ‘djemtë e detit’ kanë fituar 0-1 kundër Kastriotit. Në Kamëz vendimtar ishte Dejvi Bregu, që në pjesën e dytë realizoi një eurogol nga goditja e dënimit.
Ndeshja tjetër e ditës së sotme mes Laçit dhe Bylisit është mbyllur me shifrat 1-1.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:24
Festa e çmendur e tifozëve të Vllaznisë... Këngë e valle sikur COVID nuk ekziston (VIDEO)
Me t’u nisur ekipi nga Ballshi, tifozët po bëheshin gati për t’i pritur. Ata janë të grumbulluar dhe kanë filluar festën. Këngë, valle dhe shumë gjëra të tjera, janë ato që përshkruajnë më së miri atë që po ndodh.
Pritja e tifozëve shkodrane ka filluar që në hyrje të qytetit dhe karvani i makinave e ka shoqëruar autobuzin e ekipit deri tek stadiumi, aty ku janë pritur nga një numër i konsiderueshëm tifozësh të tjerë.
Zbritja e futbollisteve dhe e stafit nga autobusi është pritur me ovacione dhe fishekzjarre, madje tifozët nuk kane ngurruar që trajnerin Brdaric e disa lojtare t’i mbajnë edhe në krahe. Një atmosfere fantastike e krijuar nga tifozët kuqeblu, por duke mos respektuar asnjë masë anti-COVID.
Vllaznia renditet në vendin e parë me +9 pikë diferencë nga ndjekësi. Të besuarit e Brdariç përballen me Kastirotin, me datën 24 janar.
Edhe mua me erdhi keq per Ballshin. Ai gol mu duk shume i cuditshem.Ai kartoni i kuq sikur paralajmeroi kapitullimin. Megjithate Shkodra e meritoi se pati me shume raste.Portieri i Ballshit beri heroin.
Përgjigju
Tirona: 20/01/2021 21:05
Po favorizojne Vllaznine qe te dali Kampion , sidoqofte, (me kete ndeshje te dhuruar nga albitri se ai nuk dha faull ne favor te Ballshit NE MOMENTIN E GOLIT, ku lojtari i Vllaznise perpara se te godase topin me koke godet me bryl koken e kundershtarit) AJO NUK DEL KAMPION SE MBAS KESAJ NDESHJE DO TE MARI TATPJETEN.
Përgjigju
vjeshta: 20/01/2021 23:39
Sikurse kanë favorizuar Teheronën vjet!
Kuksi: 20/01/2021 23:18
Perse po merzitesh ti?
Vllaznija eshte i vetmi ekip de la fornizu dikur shqiperine. Kij pak ma rrespekt.
Edhe mua me erdhi keq per Ballshin. Ai gol mu duk shume i cuditshem.Ai kartoni i kuq sikur paralajmeroi kapitullimin. Megjithate Shkodra e meritoi se pati me shume raste.Portieri i Ballshit beri heroin.
PërgjigjuPo favorizojne Vllaznine qe te dali Kampion , sidoqofte, (me kete ndeshje te dhuruar nga albitri se ai nuk dha faull ne favor te Ballshit NE MOMENTIN E GOLIT, ku lojtari i Vllaznise perpara se te godase topin me koke godet me bryl koken e kundershtarit) AJO NUK DEL KAMPION SE MBAS KESAJ NDESHJE DO TE MARI TATPJETEN.
PërgjigjuSikurse kanë favorizuar Teheronën vjet!
Perse po merzitesh ti? Vllaznija eshte i vetmi ekip de la fornizu dikur shqiperine. Kij pak ma rrespekt.