'Tre pikët E Flamurtarit vlejnë po aq sa me Partizanin', Egbo para ndeshjes me vlonjatët. Sormani: Luftojmë ende pë titullin

10 skuadrat e Superligës do të kenë një mesjavë impeniative pasi të mërkurën do të luhet java e 26, me Tiranën kryesuese e cila këtë herë do të synojë tre pikët kundër Flamurtarit në transfertë. Vlonjatët renditen të fundit dhe Egbo fillimisht shprehet se i druhet paksa euforisë, por më pas shton:

Egbo: “Çunat e dinë se ky trepikësh vlen po ai që kemi marrë në derbi, por kundër Partizanit fitorja vlenë më shumë  vetëm nga ana morale.”

Ndërkohë Partizani që humbi në derbi, në orën 17:00 do të presë në Selman Stërmasi ekipin e Teutës. Të kuqtë e drejtuar nga Sormani janë larguar shumë me objektivin titull, por gjithsesi brenda skuadrës ka ende shpresë. Vetë tekniku italian para ndeshjes me durrsakët shprehet:

Sinkron Sormani: "Sigurisht që humbja në derbi ka qenë një goditje e rëndë për sa i përket objektivit për fillimin e titullit kampion. Detyra jonë kundrejt klubit dhe tifozëve do të jetë të luajmë deri në momentin e fundit dhe të japim gjithçka për të gjitha ndeshjet e mbetura në kampionat."

Sakaq Kukësi që javët e fundit ka humbur shumë terren do të presë në Elbasan Arena Vllazninë. Në këtë takim për verilindorët do të debutojë si trajner Orges Shehi, që u emërua vetëm ditën e djeshme. Ai ka për detyrim ta nisë me fitore, pasi ndërkohë Tirana është shkëputur me katër pikë. Nga ana tjetër Vllaznia vjen pas një moment jo dhe tani pikët janë bërë të domosdoshme.

Në Korçë Skënderbeu që po kalon një moment mjaft pozitiv do të presë Luftëtarin, që nga ana tjetër po has shumë vështirsi.

Ilir Daja: "Duhet të vazhdojmë ecurinë pozitive në lojë. Në çdo ndeshje duhet të kërkojmë të marrim pikët maksimale, në mënyrë që të paktën të marrim 3 pikët, sidomos në fushën tonë."

Takimi tjetër i kësaj jave është ai mes  Laçit dhe Bylisit.

 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjeli: 04/03/2020 06:15

    Do ja shqyejm sumen vlonjatve!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë