Tre prokurorë të Shkodrës në hetim për korrupsion/ EMRAT
Tre prokurorë të Shkodrës janë vënë në hetim pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën dhe janë përfshirë në afera korruptive. Vendimin për të hetuar prokurorët e ka marrë Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në Tiranë.
Apeli i Krimeve të Rënda urdhëron hetimin për shpërdorim detyre dhe korrupsion ndaj tre prokurorëve të Shkodrës, mes tyre Granit Shaku, Arben Smaçi dhe Blerta Hamza.
Report Tv ka siguruar vendimin e Apelit të Krimeve të Rënda i cili ka vendosur të ç’bëj mosfillimin e hetimeve vendosur më parë nga prokurorja e krimeve të rënda Sonila Muhametaj.
Ky vendim i krimeve është marrë pas ankesës së shtetasve Ndoc e Simon Molla të cilët edhe më parë kërkuan në prokurorinë e përgjithshme hetimin e ish kreut të Bushatit Zef Hila dhe prokurorëve.
Vendimi i apelit për krimet e rënda mban datën 4 qershor dhe i është përcjell për dijeni palës paditësve në këtë rast shtetasve Molla si dhe prokurorisë së krimeve.
![](https://shqiptarja.com/uploads/ckeditor/5b23a4c390b3eapeli krimeve per tre prokuroret foto1.jpg)
![](https://shqiptarja.com/uploads/ckeditor/5b23a4da9cc7fapeli krimet e renda per prokuroret shkdoer faqe 2.jpg)
![](https://shqiptarja.com/uploads/ckeditor/5b23a4f07a502apeli hskoder per tre prokuroet faqe 3.jpg)
![](https://shqiptarja.com/uploads/ckeditor/5b23a503b59faapeli per krimet e renda tre prokuroret faqe 4.jpg)
Vendimi i Apelit të Krimeve të Rënda
Prokuroria e Krimeve të rënda pritet që javën e ardhshme të hedhë shortin për të caktuar se cili do të jetë prokurori që do të hetojë për korrupsion tre kolegët e tij nga akuza e Shkodrës.
Simon e Ndoc Molla janë banorë të Bushatit të cilët prej më shumë se një dekade kundërshtojnë ndërtimin e stallës së derrave pranë banesave të tyre. Për këtë situatë ata kanë kallëzuar penalisht dhe gjyqtar të Gjykatës së Lartë që pas tyre kanë lejuar këtë biznes që u rrezikon atyre jetën.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.6%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4068
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Magjia e Krishtlindjeve në Shkodër, qytetarët shijojnë koncertin festiv para Bashkisë
25 Dhjetor, 12:10
-
‘Dhuratë zemre për Krishtlindje!' Gjimnazistët e Yzberishtit festojnë me fëmijët jetimë në Shkodër
25 Dhjetor, 11:06
-
Fushë-Arrëzi dhe Vau i Dejës kremtojnë Krishtlindjet me mesazhe shprese dhe paqe
25 Dhjetor, 11:00
-
Shkodër/ U plagos me armë zjarri, vihet në pranga 24-vjeçari pasi dha kallëzim të rremë! Autori ende në kërkim
25 Dhjetor, 10:58
-
Krishtlindja kremtohet edhe në Shkodër, qindra besimtarë morën pjesë në meshën e vigjiljes
25 Dhjetor, 10:43
-
Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut
25 Dhjetor, 07:51
-
Shkodër/ Plagoset me armë zjarri 24-vjeçari, dërgohet në spital me plagë në këmbë! Policia nis hetimet, shpall në kërkim 22-vjeçarin e dyshuar (EMRI)
23 Dhjetor, 22:02
-
Pamje magjike nga Hajmeli, 250 besimtarë krijojnë skenën e lindjes së Jezu Krishtit! Shfaqja ‘Betlehemi i gjallë’ merr vëmendjen e qindra vizitorëve
23 Dhjetor, 16:04
-
Shkodër/ Po dhunonte të atin dhe e kërcënonte për ta vrarë, policia arreston në flagrancë 29-vjeçarin
23 Dhjetor, 11:10
-
E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
23 Dhjetor, 09:52
-
Shkodër, i vjedhin në rrugë çantën me 170 000 lekë dhe paketa me cigare, arrestohen hajdutët
20 Dhjetor, 11:13
-
Do zhvillojë turizmin në Shkodër, drejt përfundimit rruga e re Shëngjin-Velipojë (VIDEO)
20 Dhjetor, 08:23