Tre provat kundër Shkëlzen
Berishës në dosjen CEZ

Tre provat kundër Shkëlzen<br />Berishës në dosjen CEZ<br>
Për herë të parë, emri i Shkëlzen Berishës, si i përfshirë në çështjen CEZ, u përmend nga Juristi i OSHEE, Romeo Kara, njeriu që ngriti perden dhe zbërtheu të gjitha prapaskenat e një prej aferave më të mëdha në historinë e pluralizmit shqiptar, duke u shkaktuar shqiptarëve një dëm ekonomik prej 450 milionë eurosh.

Gjatë dëshmisë së tij në komisionin hetimor për aferën CEZ, Romeo Kara, në nëntor të vitit 2016, tha për herë të parë se Shkëlzen Berisha mund të kishte lidhje me sekserin Nuel Kalaj, i cili ishte ndërmjetësi mes qeverisë Berisha dhe kompanisë çeke CEZ, për privatizimin abuziv të OSSH. Kara theksoi asokohe se nuk kishte dokumente për të vërtetuar këtë pretendim, por shprehu dyshimin e tij.

Nuel Kalaj, pas firmosjes së privatizimit, ka tërhequr me çanta, në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, 6.8 milionë euro, duke i larguar më pas nga Shqipëria, pa paguar asnjë taksë dhe pa kryer një punë të dokumentuar.

“Ka pasur lidhje të forta me kryeministrin e atëhershëm. Ka takuar ministrin Genc Ruli. Ka edhe fotografi të tij me Genc Rulin. Thuhet se ka telefonuar mbi 100 herë ish-kryeministrin Berisha. Nuk është vetëm një e-mail, por janë disa e-maile që unë kamë gjetur, të cilat konfirmojmë që ky person merrte përsipër për të negociuar mes shtetit shqiptar dhe CEZ.

Tarifa e suksesit për këtë marrëveshje ishte 3.6 milionë euro, e vendosur në mënyrë të çuditshme për t’u paguar nga ana e fituesit, që ishte CEZ. Thuhet në këtë letër që ky person, në vitin 2011, ka pasur në llogari të tij, 3.6 milionë euro. Thuhet se ka pasur lidhje edhe me të birin e kryeministrit, por nuk ka materiale të plota për këtë”,
ka dëshmuar Romeo Kara.

Kjo dëshmi është administruar nga komisioni hetimor si dhe është përfshirë në dosjen e dorëzuar në prokurori. Prokuroria, në ditët e fundit të mandatit të Adriatik Llallës, tentoi ta mbyllte dosjen, por gjykata urdhëroi thellimin e hetimeve për këtë çështje.

Dokumenti
Ka një e-mail të ish-drejtorit të CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, i cili i shkruante nëndrejtorit të CEZ-it në Pragë, Tomas Pleskac, rreth takimit të planifikuar me Shkëlzenin dhe ish-kryeministrin Berisha. Sipas e-mailit, Josef Hejsek ishte me Nuel Kalajn në sallën VIP të aeroportit të Rinasit, dhe kishte ardhur në Tiranë për të negociuar me Shkëlzen Berishën dhe Sali Berishën. 

Nga përmbajtja e e-mailit del qartë se, Nuel Kalaj është negociatori kryesor i marrëveshjes mes CEZ dhe qeverisë shqiptare. Ndërkaq, komisioni hetimor për çështjen CEZ ka pretenduar se Shkëlzen Berisha ka udhëtuar jashtë vendit dhe pa u regjistruar në kufi. Sipas të dhënave të sistemit TIMS, figurojnë të paktën 9 lëvizje të pa kontrolluara në kufi të Berishës gjatë viteve 2009, 2010 dhe 2011.

1. E-maili i plotë i Josef Hejsek drejtuar Tomas Pelskac
Dërguar: E enjte, 28 Janar 2010, 22-40 PM
Nga: Josef Hejsek
Te: Tomas Pelskac
Subjekti: Shqipëri-Përgatitja e takimit me kryeministrin
Rëndësia: E lartë
Mirdita Tomas,

Në anekse janë përgatitur dokumentet. Ne do të përmendim gjithashtu kërkesat tona ndaj qeverisë, sa është debia që duhet paguar tani, rregullimin e çmimit etj. Do të të pres ty me Nuelin në aeroport, në sallonin VIP. Me Nuelin sapo mbarova negociatat e tjera. I shpjegova në detaje se çfarë kërkojmë. Takimi me të birin, sipas Nuelit, është shtyrë për nesër pas ardhjes së PM (Kryeministrit). Çfarë duhet të presim nga kryeministri? Sipas Nuelit rezultatet në mënyrë të sigurt do të jenë pozitive dhe në 90 % konkrete.

Ai më siguroi se për kryeministrin po punon një komision ndërministror i cili në mënyrë të specializuar po trajton problematikën tonë. (Mund t’ju konfirmoj që kam folur me disa anëtarë të komisionit që po merren me këtë marrëveshje). Rezultatet e tyre nuk janë akoma të mbaruara apo përfundimtare. Ai më siguroi se përfundojnë shpejt dhe pas kësaj do ulemi sërish. Si përfundim, sapo detajet e negociatave do jenë gati, do të fitojmë MR në Tiranë (Martin Roman). Gjithë të mirat.

emaili

2. Pretendimet e dëshmitarit Romeo Kara
a. “Ka pasur lidhje të forta me kryeministrin e atëhershëm. Ka takuar ministrin Genc Ruli. Ka edhe fotografi të tij me Genc Rulin. Thuhet se ka telefonuar mbi 100 herë ish-kryeministrin Berisha. Nuk është vetëm një e-mail, por janë disa e-maile që unë kamë gjetur, të cilat konfirmojmë që ky person merrte përsipër për të negociuar mes shtetit shqiptar dhe CEZ.

Tarifa e suksesit për këtë marrëveshje ishte 3.6 milionë euro, e vendosur në mënyrë të çuditshme për t’u paguar nga ana e fituesit, që ishte CEZ. Thuhet në këtë letër që ky person, në vitin 2011, ka pasur në llogari të tij, 3.6 milionë euro. Thuhet se ka pasur lidhje edhe me të birin e kryeministrit, por nuk ka materiale të plota për këtë”.

b. “Për sa kohë shkuan te djali, kanë pasur lidhje. Djali ka shkuar me këta me leje të të atit. Dhe kryeministri e ka deleguar atë. Fakti që është gjetur Nuel Kalaj, një person emigrant në Francë, nga Prizreni, për të marrë pjesë në këtë privatizim, tregon se ka qenë i besuar i familjes së tij. Nuel Kalaj dhe Kastriot Ismailaj kanë qenë sekserë në marrëdhëniet mes ERE dhe CEZ, pasi ka pasur luhatje të çmimit të energjisë. Kemi pagesat e bëra në nëntor-dhjetor të vitit 2010 dhe kemi një ulje të çmimit të blerjes së energjisë nga CEZ-i te KESH-i me pasoja për buxhetin dhe favorizime për CEZ-in.

Është premtuar 10 milionë dollarë për t'u paguar në dorë, është paguar një shumë e vogël e cila nuk ka shkuar në destinacionin e duhur. Pasi janë bërë këto pagesa, mblidhet ERE dhe merr një vendim për uljen e çmimit të energjisë në favor të kompanisë çeke. P.sh nëse KESH e blinte me 8 lekë e shiste me çmimin 1 lek e ca. Në momentin që prishet kontrata me DIA, çmimi shkon nga 1.48 lek në 2.83 lek. Kemi një letërkëmbim ku futet sërish në lojë Nuel Kalaj”.

3. Lëvizjet e paregjistruara në kufi
Komisioni hetimor, duke iu referua të dhënave nga sistemi TIMS, pretendon se Shkëlzen Berisha dhe Kastriot Ismailaj kanë udhëtuar në një avion drejt Vjenës. Komisioni hetimor për çështjen CEZ pretendon se Shkëlzen Berisha ka udhëtuar jashtë vendit dhe pa u regjistruar në kufi. Sipas të dhënave të sistemit TIMS, figurojnë të paktën 9 lëvizje të pa kontrolluara në kufi të Berishës gjatë viteve 2009, 2010 dhe 2011. Sipas këtyre të dhënave ai ka dalë nga Shqipëria 48 herë dhe është kthyer 54 herë.

Kësaj moskonkordance shifrash i shtohen dhe lëvizje të tjera ku ai figuron të jetë kthyer në Rinas dhe mos ketë lënë gjurmë në kontrollin e TIMS për këtë punë. 16 janar 2009 sipas TIMS, Shkëlzen Berisha kthehet nga Vjena e Austrisë në Rinas por nuk figuron asnjë dalje e mëhershme jashtë shtetit. Në TIMS figuron një hyrje nga Turqia në 19 janar 2010, po pa regjistruar më herët asnjë lëvizje të tij dalëse në kufi.

Drejt Vjenës udhëton sërish në datën 16 prill 2010 por nuk figuron gjëkundi Chek-imi i kthimit. Zhvillon sërish një udhëtim në kryeqytetin austriak gjatë datave 16-18 maj. Mosfunksionimi i sistemit TIMS është përdorur shpesh si argument nga PD për të akuzuar eksponentë të maxhorancës së kanë kryer lëvizje të paregjistruara dhe për qëllime të paligjshme jashtë vendit.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5