Tre pyetje 3 pergjigje për hetimin e mandateve

Tre pyetje 3 pergjigje për hetimin e mandateve
Pse është bllokuar shpëndarja e mandateve për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit?
Shpërndarja e mandateve është bllokuar pasi, KQZ nuk mundi dot që të miratonte projekt-aktin admnistriatës për mënyrën sesi do të ndaheshin mandatet në 12 qarqet në vend. PS nuk ishte dakort që Beratit dhe Korçës t`i ikte nga një deputet e t`i shtohej Tiranës dhe Durrësit.

Çfarë qëndrimi mbajtën palët?
PS është kundër 4 mandateve në Qarkun e Kuksit, duke marrë parasysh numrin e vogël të popullisë, ndërkohë që PD mbështet në të dhënat e Gjendjes Civile, pranë Ministrisë së Brendshme, e cila argumenton rritjen e popullsisë në këtë qark.

Si zgjidhet ky ngërç?
Ky ngërç zgjidhet vetë nga KQZ, duke rishqyrtuar projekt-aktin edhe një herë. PS nuk tërhiqet nga kërkesat e saj. Ministria e Brendshme thotë se regjistrimi i popullsisë është bërë sipas të dhënave të gjendjes civile në Qarkun e Kukësit.

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 25 dhjetor 2012
(ad.ti/sqhiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Kush është biznesmenia që i ka rrëmbyer zemrën? Amos Zaharia e zbulon për herë të parë

Kush është biznesmenia që i ka rrëmbyer zemrën? Amos Zaharia e zbulon për herë të parë