Lëvizja e deputetëve nga një parti në tjetrën çfarë ka sjellë?
Nuk është e re lëvizja e deputetëve nga një krah politik në krahun tjetër, një sindrom i cili ka prekur më shumë PS, por nuk ka lënë jahstë as PD. Por këto lëvizje sjellin dhe penalizimin e deputetëve të PD të cilët nuk kanë mbështetje të fortë te kryeministri Berisha për të qënë pjesë e listës preferenciale.

Çfarë ndikon në lënien jashtë listave të shumë deputetëve të PD?

Pas miratimit të Kodit të ri Zgjedhor gjithçka është çështje preference e kryetarit të partisë por dhe çështje numrash. Duke qënë se Berisha kërkon të fusë në listat e PD këshilltarët e tij dhe zv.ministrat që ai preferon, pa lënë jashtë as deputetët e PS që i dhanë votën në momentet më të vështira, hapësira për deputetët e PD pa përkrahje ngushtohet.

Pse FRD e Topit i refuzon këto prurje të reja?

Partia e drejtuar nga Topi ka bërë thirrje që në fi llim që të lëviznin deputetë nga PD tek FRD. Me përjashtim të deputetit Oketa, asnjë nga deputetët nuk lëvizi, duke votuar gjithçka deshi Berisha. Tashmë sipas FRD është tepër vonë, e kanë bërë dëmin.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 13.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)