Tre pyetje dhe tre përgjigje për
debatin e ndryshimeve në KQZ

Tre pyetje dhe tre përgjigje për<br />debatin e ndryshimeve në KQZ
Përse politika shqiptare është zhytur në debat për KQZ?
Përplasja në politikën shqiptare ka nisur pikërisht në momentin kur LSI mbyll marrëveshjen bashkëqeverisëse me PD dhe bashkohet me PS në opozitë. Pikërisht në këtë moment, Berisha konstaton se janë prishur balancat në KQZ dhe në komisionet e tjera vendore, duke humbur mazhorancën në këto institucione zgjedhore. Në këtë moment kërkoi zëvendësimin e LSI me PR, duke filluar nga KQZ.

Pse opozita kundërshton një nismë të tillë të Berishës?
Opozita këmbëngul se nuk ka asnjë mbështetje ligjore në kërkesën e PD, pasi tashmë KQZ është një institucion i pavarur dhe anëtarët kanë një mandat 6 vjeçar, ndryshimi i të cilëve do të cënonte besimin tek zgjedhjeve e pavarësia e këtij institucioni. Ndërsa mazhoranca këmbëngul që i takon asaj shumica në KQZ dhe në të gjitha komisionet vendore sipas ligjit, pasi tashmë LSI është në opozitë ndërsa partia e dytë në mazhorancës është PR.

Po ndërhyrja e ndërkombëtarëve si shihet?
Me sa duket ndërkombëtarëve u është sosur durimi ndaj politikës shqiptare duke kërkuar dialog dhe respektim të ligjit për të pasur një proces të drejtë dhe të pakontetueshëm zgjedhor.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ UEFA hap procesin e rishitjes së biletave, mbi 500 mijë tifozë në pritje! Zhgënjim te kuqezinjtë

Euro 2024/ UEFA hap procesin e rishitjes së biletave, mbi 500 mijë tifozë në pritje! Zhgënjim te kuqezinjtë