Ndërtimi dhe minierat një masakër! 30 punëtorë vdiqën në 9 muaj

TIRANE - Ndërtimi, minierat, bujqësia por edhe puna me lëndë të rrezikshme janë sektorët që po iu marrin jetën punëtorëve shqiptare. 30 persona kanë humbur jetën në 9 muajit e parë të këtij viti për shkak të aksidenteve në punë. Irena Gjoka përgjegjëse e sektorit të inspektimeve të sigurimit të shëndetit në punë, pranë Inspektoratit të Punës, shprehet për Report TV se janë marrë shumë masa ndëshkuese për subjektet e identifikuar në shkelje..

“Padyshim të gjithë ata sektorë apo procese pune ku mungojnë kushtet e sigurisë dhe shëndetit në punë. Për aksidentet shifrat më të larta janë shënuar në sektorin e ndërtimit. Kryesisht me shkak rënien nga lartësia apo në miniera në kushtet në nëntokë për shkak të kushteve të masiveve të dheut. Ndërkohë nëse shkojmë tek sëmundjet profesionale shkaqet ku punëmarrësit janë më të atakuar janë aty ku përdoren substancat e rrezikshme, kryesisht në bujqësi apo riciklimi i mbetjeve. Rezulton që për periudhën janar-shtator 2019 janë aksidentuar 131 punëmarrës nga të cilët 30 me pasoja fatale për jetën. Në 80% të subjekteve të inspektuara për aksident në punë janë vendosur masa administrative kryesore gjoba apo paralajmërime për shkelje të rënda të sigurisë dhe shëndetit në punë”, tha Gjoka.

Gjoka po ashtu pohon se pas inspektimeve të kryera në sektorë të ndryshëm, janë mbyllur 94 subjekte për shkak të shkeljeve të mëdha që janë konstatuar.

“Nga 1042 inspektime të kryera në këtë 9 mujor 28% e inspektimeve kanë pasur si dënim kryesor paralajmërim apo gjobë. Ndërsa për 94 subjekte është pezulluar puna për shkak të shkeljes së sigurisë dhe shëndetit në punë deri në momentin kur subjekti të merrte të gjitha ato masa që ishin imediate”, u shpreh ajo.

Përgjegjësja e inspektimeve ndër të tjera ka shtuar se janë të shumtë sektorët që punësojnë punëtor në të zezë. Aktualisht Inspektoratit Shtetëror i Punës po përgatit edhe disa propozime për ndryshime në legjislacionin në fuqi për sigurinë në punë, për të disiplinuar dhe më shumë punëdhënësit për të rritur sigurinë. Po ashtu nuk hidhet poshtë mundësia për të përshkallëzuar gjobat.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic