Tre shqiptarë në pranga në Itali, kapet 275 kg drogë e paketuar me logo të serialeve televizive dhe personazhe filmash të animuar

Tre shqiptarë në pranga në Itali, kapet 275 kg drogë e paketuar me logo të serialeve televizive dhe personazhe filmash të animuar

Droga e sekuestruar

Tre shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane pasi i është sekuestruar një sasi e madhe droge prej 275 kg hashash dhe marijuanë.

Siç shkruajnë mediat italiane operacioni i policisë në Rimini të Italisë u bë në natën midis 3 dhe 4 dhjetorit.

Tre personat me kombësi shqiptare janë të moshave 26, 35 dhe 39 vjeç.

Bëhet e ditur se nga e gjithë sasia e sekuestruar 165 kilogramë janë hashash i përpunuar, e paketuar me një imazh të Goku, personazh nga seria e famshme e filmave të animuar "Dragon Ball" dhe me kopertinën e një seriali televiziv francez "Validè".

Droga kishte mbërritur në Rimini në bordin e një kamioni dhe ishte parkuar në një depo pastrimi industriale në Spadarolo.

Dy nga subjektet ishin raportuar verën e kaluar për precedentë të drogës dhe kohët e fundit kishin filluar t'i bënin policët të dyshonin për disa lëvizje të çuditshme.

Në fillim, agjentët kapën vetëm njërin nga shqiptarët e përfshirë dhe në një kohë më vonë edhe dy të tjerët, të cilët kishin arritur të iknin në fushat përreth së bashku me korrierin. Ai, transportuesi, arriti të shpëtojë dhe ende është në kërkim.

Po ashtu janë duke u zhvilluar hetimet për të kuptuar se nga vinte ngarkesa e drogës, apo ku u largua kamioni i konfiskuar si dhe makina tjetër. Droga do t'u kishte fituar trafikantëve të paktën 700,000 euro në pasuri të lidhura.

Lajm në përditësim...

 

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë