/ ATSH/ - Tre shtepi filmike shqiptare u shpallën fituese ne Projektin "Memoria" në Bari të Italisë. Qëndra Kombëtare e Kinematografisë ka publikuar së fundmi rezultatet e konkursit per Projektin "Memoria" qe organizon Apulia Film Commission, ku "Kube Studios" sh pk (Adrian Paci Roland Sejko), "Lissus Media" sh pk (Andamion Murataj) dhe "On Film Production" (Fabrizio Bellomo Nico Angiuli) ishin shtëpitë filimke që përfaqësuan vëndin tonë dhe fituan në projektin "Memoria".
Nga rreth 50 projekte ne konkurim vetëm 6 prej tyre kanë fituar, nga te cilat 3 jane projekte te prezantuara nga shtëpite filmike shqiptare me producentë shqiptarë.
QKA e ka cilësuar si një bilanc shumë pozitiv këtë fitore, duke theksuar se çdonjëri prej projekteve fiton të drejtën për t'u financuar me maksimumin 30 mijë euro.
Rreth 90 mije euro qe vijnë si kontribut i asaj qe QKK e konsideron fondi alternativ i buxhetit të fondeve publike,së fundmi do t'i bashkangjitet dhe kjo shumë.
Ndërkohë që pjesemarrja me të drejta të plota e shtëpive filmike shqiptare në këtë konkurs, është rezultat i Protokollit të Bashkëpunimit që u firmos në shtator të vitit të kaluar në Otranto, midis Qëndrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Apulia Film Commission dhe Konkursi per Projektin "Memoria" ishte dëshmia e parë e avantazheve që solli ky Protokoll Bashkëpunimi.
/Shqiptarja.com