KURBIN- Tre të rinj kanë thyer karantinën dhe kanë shfrytëzuar qetësinë totale që ka mbizotëruar në rrugë për të vjedhur një shtëpi në Adriatik të Kurbinit. Tre të maskuar, të "armatosur" me një levë kanë hyrë në shtëpi dhe brenda 2 minutash kanë arritur të vjedhin ...një laptop.
Shqiptarja.com sjell video ekskluzive nga momenti i vjedhjes, i datës 23 mars. E gjitha ka nisur në orën 22:59:57. Fillimisht kanë hy dy djem, të veshur sportiv dhe të maskuar me kapuç me qëllim për të mbuluar fytyrën dhe më pas i bashkohet edhe personi tretë. Pasi kontrolluan çdo dhomë të shtëpisë, e vetmja gjë me vlerë që kanë arritur të marrin ka qenë një laptop dhe më pas janë larguar sikur asgjë s'ka ndodhur.
Burime mësohet se ka një person të dyshuar dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e tyre.