Ukrainë/ Tre të vrarë nga sulmet ruse në Herson

Ukrainë/ Tre të vrarë nga sulmet ruse në Herson

Tre persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën, në mesin e të cilëve edhe një foshnje, gjatë bombardimeve në qytetin jugor të Ukrainës, Herson, tha të hënën guvernatori lokal, Oleksandr Prokudin.

Në fund të vitit të kaluar, trupat ruse e braktisën qytetin e Hersonit dhe bregun perëndimor të lumit Dnjepër, por tani po i granatojnë rregullisht këto zona nga pozicionet në bregun lindor.

Dy persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën gjatë granatimeve në pjesën qendrore të qytetit, tha Prokudin në Telegram.

Në një tjetër mesazh, guvernatori tha se një spital në qytet u sulmua nga rusët, ndërsa më herët të hënën një veturë u qëllua në periferi të Hersoni, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën një foshnje dymuajshe dhe nënën e saj

Ndërkohë, Ushtria e Ukrainës tha të shtunën vonë se situata në lindje dhe në jug të vendit “mbetet e vështirë”, duke përmendur sulmet e shpeshta ajrore dhe raketore ruse, në ditën kur Ukraina e shënoi përvjetorin e parë të çlirimit të qytetit strategjik, Herson./ REL

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Pulja/ Nervozizmi tradhton korrierin shqiptar, i sekuestrohen 17 kg kokainë në makinë! Pakot me figurë demi, vlera 2 mln euro, pranga 50-vjeçarit

Pulja/ Nervozizmi tradhton korrierin shqiptar, i sekuestrohen 17 kg kokainë në makinë! Pakot me figurë demi, vlera 2 mln euro, pranga 50-vjeçarit