Tre të vrarë për tre hunj gardhi! Mbyllen dyert e familjes Dakuci në Xibër, nusja e autorit kthehet tek prindërit

Tre të vrarë për tre hunj gardhi! Mbyllen dyert e familjes Dakuci në Xibër, nusja e autorit kthehet tek prindërit

KLOS- Mbyllen dyert e familjes Dakuçi në Xibër ku mbeten të vrarë tre persona pas një sherri për një gardh. Katër ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Xibrën të moshuarit  janë larguar nga fshati për t'u zhvendosur tek shtëpia e vajzës e cila është e martuar në një fshat pranë shtëpisë së tyre. Ndërkohë që bashkëshortja e Sali Dakuçit autorit që vrau vëllain dhe nipin e më pas veten, është kthyer tek prindërit e saj.

Sherri mes vëllezërve Sali dhe Kujtim Dakuci kishte nisur për tre hunj gardhi, i cili agravoi më pas edhe me përdorimin e armës.

Dy familjet nuk kanë pasur një marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën. 9 vite më parë ato kanë përfunduar në gjykatë për një gjel.

Sipas vendimit të gjykatës dhe dëshmive të protagonistëve të këtij krimi, gjeli i Kujtimit i ngacmonte pulat e Sali Dakuçit. Pikërisht për këtë gjel, që në fakt i përkiste familjes së Kujtim Dakucit, babai 80-vjeçar i këtij të fundit Liman Dakuci dhe vëllai i tij Sali Dakuci, në vitin 2011 kanë përfunduar në gjykatën e Matit, si të pandehur për akuzën e “Dhunës në familje”. Por gjatë gjykimit, babë e bir janë deklaruar të pafajshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 05/10/2019 14:11

    Neandërtalë

    Përgjigju
  • Nikoll: 05/10/2019 07:58

    Te gjitha keto gjera ndodhin se te gjithe kane marre armet se per momentin ja u mbylle zoti syte e veshet. Armatimi ne duar te pa pergjegjshme shkakton viktima,ai qe shperndau armet I ka vrare.!

    Përgjigju
  • LEXUSI: 04/10/2019 19:49

    Ngushellime familjareve , ja qe e keqja , s'paska fund ! Po perse o njeres , per tre, apo treqint hunj gardhi , nuk vritet hasmi ,e jo me , vellai .

    Përgjigju
  • Proka: 04/10/2019 17:11

    Ky eshte cmimi i vrasjes pa hyre ne detaje,nuk dua te paragjykoj por tani problemet soziale shtohen ne te dy familjet,mbyllen dyert dhe nuk ka me jete ne shtepi,shume e rende te bene te vajtosh por prape asgje nuk ndihmon.

    Përgjigju
  • Bruno: 04/10/2019 16:47

    "Gjeli ngaxmonte plat" po mundoheni ti presantoni ne mynyre poshteruese. S'jane as me shume as me pak se shume te tjere. Burreria, krenaria, mendjemadhesia, mburrja nuk jane shume te panjohura ne vendin tone.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja