Vrasja në Klos/ Gruaja tentoi të fshihte armën, por autori e gjeti! Qëlloi vëllanë me 3 plumba në kokë, nipit një në gjoks

KLOS-Detaje të reja kanë dalë në drite lidhur me tragjedinë në familjen Dakuci që tronditi Klosin më 1 tetor, ku vëllai vrau vëllanë, nipin dhe më pas veten.

Sherri mes vëllezërve Sali dhe Kujtim Dakuci ka nisur për tre hunj gardhi, i cili ka agravuar më pas edhe me përdorimin e armës. Gruaja e Saliut, ka tentuar të parandalojë tragjedinë dhe kur ka parë që bashkëshorti i saj kishte hyrë në shtëpi, ka vrapuar për të fshehur armën, por nuk ia ka dalë dot. Sali kishte mbërritur para saj dhe sapo ka marrë pistoletën ka nxituar dhe ka dalë jashtë duke qëlluar tre herë në kokë vëllanë. Në mbrojtje të Kujtim Dakucit ka ndërhyrë djali i tij Flogerti, por fatkeqësisht e ka pësuar edhe ai, pasi xhaxhai e qëlloi me një plumb në gjoks.

Po të njëjtat burime, bëjnë me dije se ato nuk janë varrosur pranë njëri-tjetrit. Sali Dakuci është varrosur në Klos dhe e kanë marrë përsipër nipat e tij dhe djali i vetëm që jetonte në Itali. E ndërsa Flogert dhe Kujtim Dakuci janë varrosur në Tiranë, tek familjarët e zonjës së shtëpisë.

Dy familjet nuk kanë pasur një marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën. 9 vite më parë ato kanë përfunduar në gjykatë për një gjel.

Sipas vendimit të gjykatës dhe dëshmive të protagonistëve të këtij krimi, gjeli i Kujtimit i ngacmonte pulat e Sali Dakuçit. Pikërisht për këtë gjel, që në fakt i përkist familjes së Kujtim Dakucit, babai 80-vjeçar i këtij të fundit Liman Dakuci dhe vëllai i tij Sali Dakuci, në vitin 2011 kanë përfunduar në gjykatën e Matit, si të pandehur për akuzën e “Dhunës në familje”. Por gjatë gjykimit, babë e bir janë deklaruar të pafajshëm.

Dëshmitare e ngjarjes ka qenë edhe motra e tyre, e cila kishte kishte shkuar në shtëpinë e prindërve, pas babai i saj 80-vjeçar Limani ishte i sëmurë rëndë. Ajo pohoi se kishte dëgjuar dy vëllezërit e saj teksa debatonin me njëri-tjetrin.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • yyyp: 03/10/2019 15:41

    Gjeli gjel eshte, do pall*** pulat qe te benin veze pulat e saliut. Emri sali eshte i tmershem

    Përgjigju
    • Edi Rama: 04/10/2019 03:06

      Ky saliu paska qen me seder ka vra dhe veten , po ky pinoku matuf ka 30 vjet qe ka vra popullin e veten spo e vret

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë