Tre vatra zjarri u aktivizuan këtë të premte në masivin pyjor me dushqe në lagjen "Grege" të fshatit Kujtim në Bashkinë e Klosit. Sipas dëshmitarëve të tre zjarret janë ndezur shumë pranë në kohë me njëri - tjetrin, duke bërë që të lindin dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme.

Mungesa e një rruge në këtë zonë ka bërë që automjeti zjarrfikës të mos shkoj pranë vatrave të zjarrit. Zjarrfikësit po punojnë me mjete rrethanore për izolimin e flakëve.


Lajmi kryesor:

Zjarret/ 4 banesa të djegura dhe disa familje të evakuara në Gojan të Pukës! Në Tenë të Mirditës banorët u larguan nga shtëpitë! Situatë më e qetë në mbrëmje (VIDEO)