Tre vepra arti për kufijtë nga Helidon Gjergji

Tre vepra të ndryshme për jetën në kufi, kulturat e ndryshme, fetë edhe etnitë, që ndahen edhe bashkohen, prezantoi artisti i arteve pamore Helidon Gjergji, kësaj here i ftuar nga “Harabel”, për publikun kryeqytetas. I njohur për pikturat, videot, intalacionet edhe artin urban Helidon Gjergji ndalet tek tematika e trajtuar në tri vepra, fillimisht tek “Condimentos”, “Trapa Natans Scutariensis” dhe “Spiced”.

“Puna e parë “Condimentos” ka në qendër  kufijtë. Murcia është shumë e pasur për kulturat që ka, prandaj edhe këtë punë e realizova atje. Procesi për realizimin e kësaj pune ishte e rëndësishme sa vet puna. Pjesë e saj është edhe një person i verbër, që e njihte qytetin mbase edhe më mirë se sa ata që i kanë të gjitha shqisat. Bashkë kemi bërë intervistat nëpër disa restorante, duke kërkuar nga 10 erëza për secilën kulturë, që në fund dilnin shumë të ngjashme”, shprehet artisti Helidon Gjergji.

Më tej ai shton se, puna është zhvilluar në errësirë, prandaj edhe ai ka pasur një asistente të verbër.

“I vumë të gjitha erëzat në muret e galerisë, në errësirë njerëzit përshkonin nëpërmjet një litari gjithë erëzat, derisa gradualisht humbasin sensin e nuhatjes, derisa njerëzit nuk arrinin që t’i dallonin më”, shton Gjergji.

Prej vitesh Helidon Gjergji i ka kapërcyer kufijtë, megjithatë gjithçka ka përjetuar në Shkodër për shkak të kufijve i reflekton edhe në veprat e tij.

“Një ndër arsyet që unë punoj me këtë temë është se e kam kaluar kufirin edhe kam jetuar në shumë vende. Aty e shikoj se si zhduket kufijtë nëpërmjet kulturave, nga Shkodra, në Napoli edhe më pas Nju Jork edhe Çikako, që janë bashkësi komunitetesh të ndryshme”, thotë artisti, i cili mendon se ka të tjerë kufij, që janë klasorë, kanë të bëjnë me ekonominë edhe janë shumë të fortë.

Ndërmjet retushimit të fotografive historike, artisti rrëfen se si arti ka qenë përherë në shërbim të një ideje.

“Arsyeja që unë kisha marrë shumë shembuj të retushimit, është që të tregoj se këto retushime kanë ndodhur në të pesë kontinente, jo vetëm nga ana gjeografike, por edhe nga ana kohore, një hapësirë 400-500-vjeçare”, thotë Gjergji.

Helidon Gjergji jeton edhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, premton se shumë shpejt do të prezantojë një projekt artistik edhe para publikut shqiptar.  

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë